Sulmon gruan në një qendër tregtare

Në Rrugën “Rifat Ukimeri”, në Prizren është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti në oborrin e një qendre tregtare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar për në mbajtje./Indeksonline/