Ndahet nga e dashura, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore

Në Prizren, janë arrestuar dy meshkuj, pasi që të njëjtit së bashku edhe me një person tjetër poashtu mashkull, kanë sulmuar fizikisht një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, njofton Policia e Kosovës.
Motiv i këtij sulmi ka qenë ndarja e të dyshuarit të tretë nga vajza e viktimës. Me urdhër të Prokurorit dy të dyshuarit po mbahen në mbajtje./Indeksonline/