E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajden sot takohet me Putinin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, vazhdon sot ditën e dytë të vizitës në Rusi me takimin me kryeministrin Vladimir Putin.

Dje Bajden i siguroi udhëheqësit e Kremlinit, se Uashingtoni mbështet anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Bajden u takua me presidentin Dimitri Medvedev, me të cilin diskutoi për situatën në Libi dhe planet amerikane për sistemin e mburojtës raketore në Evropë.

Më herët, Bajden dhe zv/kryeministri Igor Shuvalov, morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së kompanisë Aeroflot dhe prodhuesit të aeroplanëve, Boeing.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›