E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Forbes": Rusia ka 101 miliarderë

Revista "Forbes" ka publikuar sot një artikull ku theksohet se Rusia tani ka më shumë se 100 miliarderë, dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.

Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, "Forbes" shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.

Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tani përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë.

"Forbes" thotë se Kina tani ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.

Sipas revistës, tani në botë ka gjithsejt 1.210 miliarderë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›