Sulmuesi vetëvrasës godet bazën e NATO-s

Një sulmues vetvrasës ka vrarë katër persona, kur ka shëprthyer veturën e tij, pranë një baze tw forcave të huaja që po udhëtonin përmes kryeqytetit afgan, Kabul, të shtunwn.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme, Sidik Sidikui, ka thënë se nga katër viktimat, tre ishin civilë dhe një ishte polic. Ai tha se nuk kishte informacione për viktima nga të huajt.
Sulmuesi goditi bazwn në orën 11:20, sipas kohës lokale, në afërsi të pallatit të shkatërruar Dar-ul-Aman në jugperëndim të qytetit, zonë tashmë e bllokuar nga forcat afgane dhe ndërkombëtare.
Rreth të njejtës kohë, në qytetin lindor Asadabad, një femër vetëvrasëse me bombë, ka hedhur vetën në erë jashtë lokalit të një dege të agjensisë afgane për spiunim.