Kaos ajror, Qantas pezullon fluturimet

Kompania ajrore australiane Qantas ka njoftuar se do të pezullojë të gjithë fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje sindikale. Vendimi, sipas BBC-së ka patur një efekt të menjëhershëm.
Nëpërmjet një note zyrtare është njoftuar se bllokimi i punës do të vijojë deri të hënën në mëngjes. Avionët që ndodhen në fluturim, natyrisht që do të kryejnë udhëtimin e tyre,por me të zbritur në tokë nuk do të nisen rishtaz. Administratori Alan Joyce e ka përcaktuar si të pabesueshme këtë vendimmarrje.
Kompania ajrore është goditur prej kohësh nga një seri grevash tepër të kushtueshme. Punonjësit e thjeshtë, por edhe inxhinierë e pilotë janë përfshirë në këtë lëvizje, që i ka sjellë Qantas-it një humbje prej 16 milionë dollarësh në javë.
Në faqen e saj në Facebook, kompania ajrore i ka ftuar të gjithë klientët që kanë prenotuar udhëtimin e tyre të paraqiten nëpër aeroporte, për të marrë një njoftim të dytë.
Air France anuloi 10 fluturime te distancave te gjata dhe paralajmëroi për çrregullime të tjera pas fillimit të një greve pesëditore te asistenteve të fluturimit.
Protesta qe ka të bëjë me kushtet e punës, vjen në mesin e një fundjave mjaft të ngarkuar, e ka pasur impakt te madh mbi pasagjerët në Paris.
"Shumica e tabelave tregojnë se fluturimet do të jenë në kohë, kur në fakt janë vonuar. Tani nuk e di më se kur do te mbërrijë", thotë një pasagjer.
Kompania deklaroi përpara grevës se shpreson të sigurojë që të paktën 80% e fluturimeve të niseshin si normalisht. Në njoftimin e postuar në faqen online të saj, Air France thotë se ka anulluar lëvizjet në Neë York, Tokio, Montreal dhe disa destinacione të tjera, duke shtuar gjithashtu se nuk përjashton mundësinë e pezullimeve të momentit të fundit dhe vonesave.
Nje grup sindikatash po nxisin pilotët të protestojnë deri të mërkurën mbrëma, cka shton mundësinë e crregullimeve serioze gjatë kësaj periudhe të ngjeshur lëvizjesh. 1 nëntori është festë publike në Francë dhe shumë njerëz e kanë marrë të hënën pushim për të zgjatur pauzën e fundjavës. Këto ditë përkojnë gjithashtu me pushimet e gjysmës së vitit shkollor.