Sulo: Rama tallet me opozitën. Pazarin e ka me Bashën për të blerë deputetët

Analisti Arion Sulo i ftuar në emisionin “3D”, u shpreh se, “pavarësisht se Basha sillet si opozitar por ai kishte rreth dy vite pa dal në mendia për të komentuar atë që ndodh në Shqipëri.
“Basha nuk bënë opozitë dhe nuk sillet si opozitar. Të jesh në opozitë duhet të sillesh si në opozitë , të ndihesh në opozitë, të denoncosh qeverinë, të kesh ekip, të kesh program dhe të kesh votues . Basha kishte që në mars 2022 që ka rreth dy vite pa dal në mëndi për ata që ndodh në këtë vend. Ai pretendon që është opozitë por problemi është se ai del pasi një ditë më parë Rama i tha zgjohu, pasi Rama tha që Reformën Zgjedhore do e kaloi vetë”.
Duke komentuar daljen e z. Basha dje në një konferencë me gazetarët, Sula theksoi se ai doli në publik sepse i tha kryeministri Rama që të zgjohet dhe që kërkon bashkëpunimin për Reformën Zgjedhore.
“ Ajo që duket është në interes të mbajtjes së vulës dhe të siglës të PD-së. Rama tallet me opoziztën , e bënë qesharake, e degjeneron me metodën e atij kryeministri që është kapur duke punuar për të zhdukur opozitën”, theksoi ai.
Sipas Sulos, Rama nuk kërkon konsensusin opozitar por kërkon ta ktheje në Pazar duke blerë deputet.
/rtsh.al/