E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sunak takon Melonin: Trajtimi i migracionit të paligjshëm, shqetësim i përbashkët

Kryeministri Rishi Sunak deklaroi se Britania dhe Italia janë “shumë të lidhura” në vlera, ndërsa mirëpriti kryeministren italiane të ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni. Bisedimet ishin të fokusuara në migrimin, mbrojtjen dhe luftën në Ukrainë.

Kryeministri konservator vlerësoi “trajtimin shumë të kujdesshëm të Melonit me ekonominë italiane”.

“Vlerat midis dy vendeve tona janë shumë të përafruara, prandaj ne mund të punojmë mirë së bashku në sfidat e përbashkëta. Trajtimi i migracionit të paligjshëm, është diçka që është e përbashkët për të dy ne,”- tha Sunak.

Dy qeveritë kanë të njëjtin interes për të ndaluar emigrantët që të arrijnë në vendet e tyre me anije.

Administrata e Sunak po kalon një projektligj në Parlament, i cili do t’i mohojë të drejtën për azil kujtdo që arrin në MB pa leje. Projektligji është dënuar nga grupet e refugjatëve dhe organi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Meloni i tha Sunak se “trajtimi i trafikantëve dhe migracionit të paligjshëm është diçka që qeveria juaj po e bën shumë mirë. Unë jam duke ndjekur punën tuaj dhe jam absolutisht dakord me punën tuaj dhe mendoj se ka shumë gjëra që ne mund ti bëjmë së bashku.”

Ndryshe nga disa populistë të ekstremit të djathtë në Perëndim, Meloni ka mbajtur një pozicion të fortë pro NATO-s, pro-evropian ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Një grup protestuesish u mblodhën jashtë portave të Downing Street, ndërsa liderët u takuan, duke mbajtur pankarta që shkruanin “Jo për fashisten Meloni” dhe brohorisnin: “Refugjatët brenda, Meloni jashtë”. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›