E Diel, 1 Nëntor 2026

Sunderland interesohet për Maxi Lopez


Sunderland është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Catanias, Maxi Lopez.

"Journal" shkruan se ish-sulmuesi i Barcelonës i është ofruar Maceve të Zeza nga klubi në krizë, Catania. 26-vjeçari ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje në Serie A në sezonin e kaluar dhe së fundi është lidhur me një kalim në Juventus.

Edhe pse ai dëshiron të mbetet te Catania, klubi kuptohet se ia ka ofruar atë disa klubeve të Premier Ligës, përfshirë edhe ish-klubin e Lorik Canës, Sunderland.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›