E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zapata i hapur për kalim te Arsenali


Agjenti i mbrojtësit të Udineses, Cristian Zapata, thotë se asnjë ofertë ende nuk ka arritur nga Arsenali, edhe pse klienti i tij është i hapur për një lëvizje të tillë.

Futbollisti i kombëtares së Kolumbisë raportohet se është objektiv i Topçinjve dhe është nën kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2012.

"është mirë të dëgjosh se Arsenali është i interesuar për lojtarin. Për disa vite tash, Zapata është lidhur me klube prestigjioze dhe kjo do të thotë se ai po i bën gjërat mirë", ka thënë për calciomercato.com agjenti i lojtarit, Massimo Italiani.

"Disa klube italiane po ashtu janë të interesuara në Zapata, por për momentin, ende nuk kam marrë asnjë ofertë as nga Italia as nga Anglia, ka shtuar Italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›