E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-Ditari i Albania-sport.com. Viti 2008 - Qershori“Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur ditë pas dite

“Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur ditë pas dite me Kombëtaren, legjionarët, merkaton e të gjitha detajet e jetës sportive futbollistike.
QERSHOR 2008

01.06.2008

Sokol Jareci, gjyqtari ndërkombëtar shqiptar, do të arbitrojë të mërkurën ndeshjen miqësore Spanjë-SHBA, njëherësh edhe takimi i tretë historik midis dy ekipeve, pas dy të parave në vitin 1950 dhe në vitin 1992, të dyja të fituara nga Spanja respektivisht 31 në Botërorin e Brazilit dhe 2-0 në miqësoren e luajtur në Valadolid. Ky është testi i fundit për skuadrën iberike të Luis Aragonesit, përpara se të fillojë aventurën në Euro 2008 dhe “xhaketa e zezë” shqiptare shpreson t’i sjellë fat. Trajneri i Shteteve të Bashkuara, Bob Bradley ka bërë gati listën e 24-lojtarëve, ku midis tyre është edhe Steve Kerundelo, shok ekipi me Altin Lalën te Hannover 96 në Gjermani. 39-vjeçari Sokol Jareci është gjyqtar ndërkombëtar që nga 1 janari i vitit 2000.

02.06.2008

HYKA – Menaxheri Sokol Haxhia realizoi transferimin e Jahmir Hykës te Mainz 05 në Gjermani, në shfrën rekord prej 3.7 milionë eurosh, shuma më e madhe e realizuar nga shitja e një lojtari shqiptar 19-vjecar.

03.06.2008

Mirel Josa do të jetë trajner i ekipit të Elbasanit për sezonin e ardhshëm. Akordi mes tij dhe presidentit të klubit Laze është arritur dje në mes ditë në kryeqytet ku Josa është bindur që të drejtojë ekipin e elbasanit sezonin e ardhshëm. Presidenti i klubit të futbollit Elbasani, Arben Laze i është dashur të zgjedhë mes trajnerësh dhe në fund ka bërë zgjedhjen më të mirë. Josa më parë ka drejtuar Vllazninë, Tiranën (kampion), Skënderbeun e Lushnjën.

04.06.2008
PARTIZANI - Klejdi Larti është blerja më e re e Partizanit. Mbrojtësi 26-vjeçar, u aktivizua fazën e parë me Skënderbeun, ndërkohë që në pjesën e dytë të sezonit luajti për fanellën e Bilisht Sport. Më parë “demat e kuq” nënshkruan me Ngjelën, Çajkun, Çipin, Shametin, Shalën. Partizani do të luajë në eliminatoret e Kupës UEFA.
TIRANA - Ervin Bulku mund të braktisë Kribvasin në Ukrainë dhe të bashkohet me ish-klubin e tij, Tiranën. “Uku” është shumë pranë transferimit, ndërkohë që ka marrë dhe ofertën përkatëse për të luajtur në sezonin 2008-2009. Tirana, edhe pse ka zgjedhur presidentin e ri të saj (Refik Halili), ajo ende nuk ka një trajner.
FAGU  -Lojtari i Tiranës, Erbim Fagu, mund të bëhet lojtari i tretë që Tiranës, që nënshkruan me një ekip të huaj, pas Klodian Duros (Qipro) dhe Jahmir Hykës (Gjermani). Për polivalentin 21-vjeçar interesohen Ksamaks në Zvicër (dikur ka luajtur Daniel Xhafaj me këtë ekip) dhe Thrasivoulos në Greqi, e që do të marrë pjesë në Superligën greke në edicionin e ri.

05.06.2008
VLLAZNIA -Elvis Sina vishet kuqeblu. Ish-mbrojtësi i Tiranës është blerja e dytë sezonale e Vllaznisë, pas lezhjanit Dritan Smajli. Vllaznia, pas konfirmimit të trajnerit Agim Canaj, hyn kështu fuqishëm në merkato, ku janë projektuar edhe disa blerje të tjera. Vllaznia do të luajë në Kupën UEFA.
DINAMO - Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, ende nuk ka bërë bum në merkato. Pas largimit të kroatit Dario Bodrusiç, në të njëjtën udhë është edhe sulmuesi i saj më i mirë në sezonin e kaluar, Pero Pejiç (18 gola). Lista e “dëshirave blu” është e pasur, por konkretizimet janë të pakta. Në listën e Ilir Dajës janë shtuar edhe mbrojtësi i djathtë i Tiranës, Erion Xhafa dhe mesfushori i majtë i Kastriotit, Eriol Merxha. Nga lojtarët që mbyllën edicionin e kaluar, Igli Allmuça ka marrë një oferë nga krerët e Dinamos, ndërkohë që mungon një e tillë për Eleandro Pemën e Sokol Ishkën.

06.06.2008
XHEMAILI – Herta e Berlinit, “Zonja e vjetër” gjermane është zyrtarisht në kërkim të një mesfushori shkatërrues. Pas refuzimit të brazilianit Mineiro, i cili nuk pranoi të luante në kryeqytetin gjerman, menaxheri i njohur Dieter Hënes është në kërkim të alternativave të tjera, ku një prej tyre është edhe Blerim Xhemaili, shqiptari nga Maqedonia, por me pasaportë zvicerane e që luan në Angli me (Bolton Ëanderers). Xhemaili është në konkurrencë me serbin Ljubomir Fejsa (Hajduk Kula).

10.06.2008
BEHRAMI - Valon Behrami është përzgjedhur nga lexuesit e faqes së televizonit zviceran “Schëeizer Fernsehen”, euro2008.sf.tv, si lojtari më i mirë i Zvicrës në humbjen kundër Çekisë (0-1). Mesfushori kosovar morri më shumë se 125 mijë vota duke marrë notën mesatare 4.83, duke lënë pas kapitenit Aleks Frei, i cili doli i dyti me notën mesatare 4.61.

11.06.2008
KAPLLANI - Sulmuesi i Karslruhes, Edmond Kapllani, futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili mban edhe rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në një fushatë kualifikuese të një kompeticioni të madh (5 gola, Euro 2008), pohoi se pret një sezon më të mbarë në kampionatin e tij të dytë në Bundesligën e parë gjermane (28 ndeshje, 2 gola në sezonin e kaluar)

12.06.2008
HIDI - Isli Hidi është zyrtarisht portieri i ri i Alkit të Qipros. Ish-portieri i Tiranës, i cili mbylli sezonin e kaluar me Krivbasin në Ukrainë nënshkroi një kontratë dyvjeçare me skuadrën ishullore, që në total shkon në 335 mijë euro: 250 mijë euro kontratë, plus bonuseve të tjera që kapin shumën 85 mijë euro.
Lajmin  e dha menaxheri i tij Sokol Haxhia.
MALINDI - Edhe pse luajti vetem pjesën e dytë të sezonit me Slavian e Sofjes, ish-sulmuesi i Partizanit, Enco Malindi ka mundur të fitojë zemrat e tifozëve të ekipit bullgar. Në një sondazh të publikuar në një forum të tifozë të Slavias, sulmuesi shqiptar i Kombëtares U-21 është zgjedhur lojtari i gjashtë më i preferuar, në një listë me 32 lojtarët e regjistruar zyrtarisht me Slavian e Sofjes. Malindi ka marrë 180 pikë, teksa i pari, Jordan Gospodinov ka grumbulluar 399 “toçki”. I dyti vjen Zdravko Lazarov (285) dhe podiumin e kompleton Deniran Ortega (270).

14.06.2008
CANA - Lorik Cana, kapiteni shqiptar i të vetmit klub francez që ka fituar Ligën e Kampioneve, Olimpikut të Marsejës, ishte në “skanerin” e tifozëve të klubit më popullor në Francë. Rezultatet u publikuan në një nga portalët që mbështesin ish-klubin e Frenk Riberisë. Gjithmonë luftarak, me shpirt të madh gare, por edhe si një shembulli i mirë humanizmi, shqiptari ka fituar një personalitet të diskutueshëm në një nga tifozeritë më “egra” të vendit transalpin. Shiriti i kapitenit i ka dhënë një autoritet në kampionatin e pestë më të fortë në botë. “Stili i lojës së tij u pëlqen shumë tifozëve, të cilët pëlqejnë lojtarët që kacafyten edhe për një top të rëndomtë në mesfushë”, - shkruan faqja franceze lephoceen.fr.

16.06.2008

BEHRAMI - “Valon Behrami është fituesi i madh i ekipit zviceran në Euro 2008”. Pëfundimi është i Radios Zvicerane DRS, që i ka kushtuar një analizë të plotë të 18 lojtarëve të hedhur në fushë në 3 takimet nga trajneri Kobi Kuhn. Analiza është parë edhe në fokusin e së ardhmes, ku Zvicra për eliminatoret e Kupës së Botës 2010 do të drejtohet nga gjermani Otmar Hitcfeld. “Valon Behrami: Fituesi i madh i Europianit. Befasues nga ana teknike dhe luftarake, rezultate të larta në të gjitha ndeshjet. Shumë qartë, lojtari më i mirë zviceran në turne. Perspektiva: Behrami duket se do të jetë përfundimisht në Kombëtare”, - shkruhej në faqen zvicerane.

17.06.2008

Krijimi i Ligës Profesioniste në Shqipëri është tashmë një formalitet. 12 presidentet e klubeve të Kategorisë Superirore janë takuar për herë të tretë midis tyre.Në mbledhjen e fundit të tyre (dje) bosat e futbollit shqiptar i dhanë dorën e fundit projekt-statutit të Ligës si dhe të gjitha rregulloreve të nevojshme. Vërejtjet e fundit për draftin do të paraqiten nesër, ndërkohë që menjëherë pas kësaj do të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës, pasi të marrin edhe miratimin nga Federata Shqiptare e Futbollit.
VLLAZNIA - Portieri malazias Vedad Dresheviç mund të jetë pasuesi i Armir Grimës te Vllaznia. 27-vjeçari (197 cm) nisi stërvitjen me ekipin shkodran. Me grupin e drejtuar nga Agim Canaj u bashkua edhe kosovari Ilir Nallbani.

18.06.2008
LIKA - “Partizani nuk ka probleme”. Deklarata është e trajnerit Hasan Lika, i cili ka disa ditë që është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara. “Demat” do të nisin fazën përgatitore, më 20 qershor, ku do të nisin edhe ditët lodhshme për një paraqitje të mirë në Kupën UEFA.

19.06.2008
SUKAJ - Lista e ekipeve të huaja që kërkojnë shërbimet e talentit shkodran Xhevair Sukaj po shtohet vazhdimisht. Përveç pistës zvicerane (Sion) edhe asaj gjermane, Koblenzit të Bundesligës 2, është shtuar edhe Herta e Berlinit. 20-vjeçari, i cili realizoi 10 gola sezonin e kaluar në Superligë dhe 5 me Kombëtaren U-21, si dhe golin e dytë në finalen e Kupës së Shqipërisë, menaxhohet nga Rudi Vata, i cili po punon për realizimin e tratativës.
POLLOZHANI - Artim Pollozhani, sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, i cili pjesën e dytë të sezonit luajti i huazuar te Dinamo nga Tus Koblenc, nuk do të jetë më pjesë e 17-herë kampionëve të Shqipërisë. Edhe pse u fol se Toni Mengleski nënshkroi për Elbasanin edhe për sezonin 2008-2009, maqedonasi është përforcimi i radhës i Vardarit të Shkupit. Nikola Karcev, mbrojtësi maqedonas i cili luajti për Elbasanin sezonin e kaluar është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën rumune Panduiri Lignitul.

20.06.2008

TIRANA - 23-herë kampionët sapo firmosën me boshnjakun me pasaportë kroate, Bllazh Slishkoviç, ndërsa Flamurtari, skuadra shqiptare më e suksesshme në Europë, rikonfirmoi kroatin Sllavko Kovaçiç

21.06.2008
KUPA INTERTOTO - Besa e Kavajës nisi me një barazim pa gola aventurën e parë të saj në Kupën Intertoto, kur formacioni i presidentit Nexhat Bizhdili u përball në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” me skuadrën Ethnikos Aknas. Qipriotët e Ethnikos Aknasit janë të njohur në Shqipëri pasi dy sezone më parë kanë luajtur kundër Partizanit po të turin e parë të Kupës Intertoto, duke i eliminuar të kuqtë: fituan 4-2 në Qipro dhe humbën 2-1 në “Selman Stërmasi”. Besa sezonin e kaluar në Kupën UEFA arriti të kalojë një tur, kur eliminoi serbët e Bezaninjës (2-2, 0-0), ndërkohë që në turin e dytë u shkatërrua nga Liteks i Loveçit: 0-3 në Durrës dhe po 3-0 në Bullgari.
NIKE -  Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi dje në ambientet e Hotel “Tirana International” marrëveshjen me kompaninë “Nike”, ku firmat në kontratën dyvjeçare u hodhën nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përfaqësuesi ekskluziv i “Nike” për Ballkanin, Igor Milojeviç i kompanisë “Delta Sport”. Kontrata do të jetë për të gjithë periudhën e ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Botëror 2010 (Afrika e Jugut). “Nike” do të veshë përfaqësuesen shqiptare me të gjitha veshjet. Risia është e kësaj marrëveshje është topi. Të gjitha ndeshjet e Kombëtares shqiptare do të luhen me topin “Nike”. Kompania amerikane është themeluar në vitin 1972 dhe në vitin 2007 nga shitjet në të gjithë botën kishte një xhiro vjetore prej 16.2 miliardë dollarësh dhe me një fitim neto prej 1.5 miliardë dollarë.

24.06.2008
BICAJ - Ditmar Bicaj është emri më i ri që i shtohet listës së shqiptarëve që luajnë në Bullgari. Mbrojtësi gjigant (1.93 m), i cili ka qenë pjesë e kampiones së Shqipërisë, Dinamo, do të jetë pjesë e Belasica Petriç, klubi i Kategorisë Superiore në Bullgari, duke u bërë lojtari i dytë shqiptar në këtë klub.
Në janar të këtij viti me këtë skuadër u bashkua edhe Klodian Semina, një tjetër lojtar i përfaqësueses U-19. 19-vjeçari, djali i trajnerit të njohur shqiptar Vasil Bici, nuk do të kalojë një periudhë prove me Belasicën, por do të nënshkruajë kontratën menjëherë me skuadrën nga Petriç.  Në Bullgari aktualisht luan edhe Enco Malindi me Slavian e Sofjs, ndërkohë që Mensur Kurtishi nënshkroi para disa ditësh me CSKA-në e Sofjes.

26.06.2006
KUPA INTERTOTO - Besa e Kavajës do të tentojë të shtunën (ora 18:00) të marrë një rezultat pozitiv nga ndeshja e kthimit të turit të parë të Kupës Intertoto kundër qipriotëve të Ethnikos Aknas.  Takimi parë i zhvilluar të shtunën e kaluar (21 qershor) në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” përfundoi në barazim 0-0. Besa, nga 9 ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet Europiane nuk ka fituar asnjë takim, ndërsa ka një numër të kënaqshëm barazimesh (6) në raport me humbjet (3).
ABILALIAJ -Arbër Abilaliaj mbetet një futbollist i Partizanit. Me këtë përfundim pas Komisionit të Disiplinës, ka dalë edhe ai i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili nuk ka pranuar ankimimin e sulmuesit vlonjat për të shkëputur marrëdhëniet me klubin e kuq e për të qenë lojtar i lirë.

27.06.2008
ZULETA - Dinamo shkarkon trajnerin Ilir Daja, edhe pse tekniku që u riktheu bluve titullin pas gjashtë viteve ishte duke përgatitur skuadrën për ballafaqimin e rëndësishëm në Ligën e Kampioneve.
Sipas burimeve nga klubi 17-herë kampion, në stolin e Dinamos do të ulet argjentinasi 44-vjeçar Marcelo Javier Zuleta, i cili më parë ka drejtuar edhe në Haiti e Nikaragua. Dinamo ka pasur në të kaluarën në drejtim dy trajnerë argjentinas Pedro Pablo Paskulin dhe Ramon Kabreron. Në stolin e Dinamos janë ulur edhe dy kroatë: Luka Bonaçiç e Ivan Kataliniç.

28.06.2008

Besa me barazimin 1-1 në Qipro arriti një kualifikim spektakolar në Kupën Intertoto kundër Ethnikos Aknasi (takimi i paë në Tiranë u mbyll 0-0), duke kaluar për të dytin vit rresht turin e parë të një kompeticionin evropian, pas atij të sezonit të kaluar në Kupën UEFA kur eliminoi serbët e Bezaninjës (dhe atëherë me dy barazime: 2-2 në Beograd, 0-0 në Tiranë).
Goli i kualifikimit për kavajasit u realizua në minutën e 90-të me anë të Liridon Lecit, i cili bëri të pavlefshëm golin e shënuar nga Manousakis në minutën e 57-të. Në turin e dytë të Kupës Intertoto, Besa do të përballet me skuadrën zvicerane Grasshopers.

E Diele, 04 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›