20 vjet PBDNJ, Rama: Dule s'rend pas karrigeve. Koalicioni ynë i patrazuar
TIRANE-Sot u festua 20-vjetori i themelimit të PBDNJ, Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut.
Fjalë përshëndetëse në festën e PBDNJ e mori dhe kryetari i opozitës shqiptare, Edi Rama. Kryesocialisti vlerësoi maksimalisht figurën e kreut të PBDNJ, Dule që sipas tij bënë që kjo parti të mos bëhej pre e pazareve të politikës shqiptare.
Dule, tha Rama nuk është politikani që rend pas karrigeve, por zgjedh të rende pas parimeve.
“Kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dule dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses i shpreh respket të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke vënë një gur themeli personal në politikë. Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjet për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie në ditë të mira apo të vështira dhe asnjëherë nuk ka rendur të marrë për vete një karrige qeverie”.
“Duhet të jetë dicka e madhe që një kryetar i juaj nuk është ulur asnjëhere në karrige ministri. Dhe në opozitë dhe pozitë, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe dinjitoz në raport me gjithe të tjerët dhe publikun në radhë të parë”.
Sipas Ramës, PBDNJ nën udhëheqjen e Dules ka anuar gjithmonë nga parimet duke mbrojtur vlerat njerezore.
“Dule mes parimeve dhe pazareve ka anuar gjithmonë nga parimet, mes interesave të pushteti dhe hijenave të saj, ka mbajtur anën e njerëzve. Mbrojti PBDNJ nga përcarjet që e kërcënonin”.
Mes të tjerash, Rama vuri në dukje se koalicioni i PS me PBDNJ vijon dhe e dalloi nga partitë simotra të PS që u larguan nga koalicionet pasi zgjodhën postet në qeveri. Sipas Ramës, opozita mbetet e fortë sepse renditet në anën e duhur të historisë.
“Bashkëpunimi jonë nuk është trazuar asnjëherë sic është karakteristikë e politikës shqiptare ku behen pazare, sic kanë rënë ca ish-miq tanët, po më mirë pa ta se do ishim në hall me ta”
Në festime ishte e pranishme dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, por mes tyre pati shmangie dhe asnje shtrëngim duarsh.
(d.b/GSH/BalkanWeb)