Protestuesit spanjollë kërkojnë masa kundër krizës
Madrid - Qindra mijëra spanjollë protestuan dje në Madrid kundër krizës ekonomike që ka përfshirë vendin e tyre. Protestuesit ishin veshur me rroba të zeza dhe të kuqe në shenjë zie. Mbi supe ata mbanin një arkëmort, në cilin shkruhej, “Politikat e FMN-së”.
Qytetarët spanjollë kërkojnë nga qeveria e tyre masa të menjëhershme për kapërcimin e krizës. Marshimi që nisi nga sheshi qendror i Madridit nuk shënoi asnjë incident.
Spanja është duke kaluar periudhën më të vështirë ekonomike në këto 50 vitet e fundit. Në tremujorin e parë të vitit 2009, recesioni u përkeqësua, dhe ekziston frika për rënie të ekonomisë së eurozonës.
Ndërkohë, Protestat do të zhvendosen gjatë kësaj jave në disa qytete të tjera evropiane.