E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supercmimet INSTAT Rrezik per ekonomine 1 2 3 4 5 2 vota e premte 08

Çmimet vijojnë të rriten tej normave të synuara, duke u bërë kështu një rrezik potencial për ecurinë ekonomike. Instituti i Statistikave në raportimin zyrtar të ndryshimit vjetor të çmimeve ka bërë me dije se rritja mesatare për muajin mars ishte 4.3 për qind. Buka, frutat dhe grupi i energjisë ka ndikuar në rritjen për muajin mars.

Lexo të plotë ...   Rimbursimi i TVSH-së, të shmangen kamatvonesat 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 07 prill 2011 Rimbursimi i TVSH-së, deklarimi i ta ardhurave e shpenzimeve dhe marrdhëniet me organet tatimore ishin në qendër të bisedës që anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë bërë me Avokatin e Tatimpaguesve. I ftuar nga biznesi, Artur Papajani, i cili mban postin e Avokatit të Tatimpaguesit ka shpjeguar procedurat dhe funksionimin e këtij organi të ri.

Lexo të plotë ...   Tiranë- Elbasan, firmoset kredia 223 milion dollarëshe 1 2 3 4 5 (7 vota) e enjte , 07 prill 2011 Qeveria shqiptare ka marrë rreth 222.7 milionë dollarë kredi për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan. Ministri i Financave, në emër të qeverisë ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë me Bankën Islamike për Zhvillim. Marrëveshja u siglua nga presidenti i Bankës Ahmed Mohamed Ali.
Lexo të plotë ...   Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim amnistinë fiskale. 1 2 3 4 5 (2 vota) e mërkurë , 06 prill 2011 Pavarësisht mungesës së votave të opozitës, deputetët kanë dëgjuar grupet e interesit, kreun e Financave dhe kanë nisur diksutimet nen për nen. Deputetët e opozitës ishin të pranishëm vetëm në hapjen e diskutimeve në komision ku kundërshtuan mënyrën sesi po miratohet amnistia fiskale.

Lexo të plotë ...   Amnistia fiskale, çfarë humbasim pa 84 vota 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 05 prill 2011 Amnistia fiskale duhet të miratohet me konsensus të gjerë politik, pasi në këtë mënyrë dhe kuadri ligjor që do të rregullojë problemet fiskale do të jetë më gjithëpërfshirës. Pak pas parjes së dy drafteve që janë në komisionet parlamentare dhe duke pasur parasysh qëndrimin e pritshëm të opozitës, deputetët kërkojnë që amnistia të miratohet me shumicë të cilësuar.

Lexo të plotë ...   Fullani: Lëvizjet që sollën stabilitet 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 05 prill 2011 Ndërmarrja e një sërë ndryshimesh dhe reformash nga Banka Qëndrore bëri kriza ekonomike të përballohej pa probleme në Shqipëri. Duke ndarë mendimet dhe eksperiencat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në një takim me përfaqësues të Bankës Qëndrore Franceze dhe bankave të rajonit tregoi veprimet që ndihmuan sistemin bankar, qytetarët dhe bizneset në kohë krize.
Lexo të plotë ...   2 Mld euro, përfitimi i agrobiznesit nga amnistia 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 04 prill 2011 Investimet e bëra në agrobiznes nuk duhet të paguajnë taksë për amnistinë, pasi një vendim i tillë nuk do të mund ta ndryshonte situatën aktuale. Për Albanian Screen, drejtues të shoqatave të biznesit që operojnë në bujqësi, blegtori dhe agroindustri thonë se një zgjidhje për legalizimin e aseteve mund të jetë me anë të amortizimit në bilance dhe jo me pagesa.

Lexo të plotë ...   Fasonet, dogana zero. Hiqet tarifa për lëndën e parë 1 2 3 4 5 (6 vota) e enjte , 31 mars 2011 Një kerkesë e kahershme e bizneseve që operojnë me materiale gjysmë të gatshme ka marrë miratimin nga qeveria. Vetë kryeministri, në mbledhjen e rradhë të qeverisë bëri me dije se një prej taksave doganore, që rëndonte padrejtësisht mbi industrinë fason do të bëhet zero.
Lexo të plotë ...   Ekonomia, rritje me 3.9% 1 2 3 4 5 (7 vota) e enjte , 31 mars 2011 Ekonomia shqiptare është rritur me 3.9 për qind gjatë vitit të shkuar, duke arritur sërish në një periudhë krize të performojë mirë. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare për rritjen ekonomike dhe sipas sektorëve industria, tregtia, transporti dhe shërbimet ndikuan në këtë performancë të mirë.
Lexo të plotë ...   BB financim për nivelin e jetesës në Shqipëri 1 2 3 4 5 (7 vota) e mërkurë , 30 mars 2011 Banka Botërore do të japë disa dhjetra milionë dollarë të tjera për të përmirësuar nivelin e jetesë dhe treguesit socialë në Shqipëri. Kreu i Bankës Botërore për Shqipërinë dha detajet e financimeve për këtë qëllim. Dhënia e fondeve shtesë pati si bazë dhe disa ligje që qeveria shqiptare miratoi së fundmi. Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›