E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superhajduti, pranga per here te peste

Nje 34-vjecar, nga qyteti i Durresit, eshte kapur dy dite me pare per here te peste nen akuzen e vjedhjes. Burime nga policia e qytetit bregdetar bejne te ditur se Dritan Mergaj, banor i lagjes numer 7, te qytetit te Durresit, rezulton i denuar kater here te tjera nen akuzat e "demtimit te pasurise" dhe "vjedhjes se banesave". Sipas policise, 34-vjecari dyshohet per vjedhjen e nje kasetofoni me CD e DVD, si dhe nje telefon L.G, te cilet kapin vleren e 1300 eurove, pasi ka thyer xhamin e nje automjeti tip "Opel Tigra", me targa DR 3149 E. Ngjarja ka ndodhur pese dite me pare ne lagjen numer 16, ndersa tashme do te jene ekspertet e kriminalistikes qe do te verifikojne fajesine e Mergajt, nepermjet krahasimit te shenjave te gishterinjve dhe ballafaqimit te provave te tjera ne ngarkim te tij.
K.J

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›