Vdekja e dyfishte, priten hetimet
Aleksander Ndoja
Qindra banore te qytetit te Rubikut, te aferm te familjes dhe te tjere, kane percjelle per ne banesen e fundit 36-vjecaren Marina Mrruku (Skenderaj) dhe foshnjen e saj qe lindi e vdekur. Te dy arkivolet jane vendosur ne oborrin e nje pallati ne Lagjen e Re ne kete qytet, ndersa dy femijet tashme te mbetur jetime, Joana ne klasen e katert dhe Stavri, ne moshen 6 vjec, nuk jane lejuar per qendruar afer arkivolit, me qellim qe te mos rendohet gjendja e tyre psikologjike. Ne ceremonine mortore kane qene edhe drejtuesit e pushtetit vendor te Rreshenit dhe Rubikut, si edhe deputeti i zones Gjovalin Prenga, i cili, duke u shprehur me tone dyshuese per sherbimin spitalor, ka kerkuar qe te zbardhet sa me shpejte e verteta ne lidhje me kete tragjedi qe ka tronditur jo pak opinionin publik. Bashkeshorti i te ndjeres, Bashkim Skenderaj, ne nje interviste ekskluzive per "Koha Jone", thote se nuk akuzon njeri per ngjarjen e rende, por kerkon nje pergjigje te sakte per rrethanat e vdekjes se dyfishte qe e la me dy femije te vegjel jetime.
Kur keni kontaktuar per here te fundit me bashkeshorten tuaj?
Kam kontaktuar teksa po nisej per ne spital me pyeti nese do te lindte me operacion apo me lindje normale. Une i thashe te bente si ta mendonte vete. Si ta kesh me te lehte, i thashe ne telefonaten e fundit qe bera me te.
A kishte ndonje problem perpara se te shkonte ne spital?
Jo asnje problem, madje asnje nevoje as per para. Pikerisht per te mos pasur probleme ekonomike kisha shkuar ne emigracion. Pak dite me perpara, kisha nisur parate per spitalin dhe per te gjitha nevojat e lindjes. Madje, ne telefon me tha se i kishte marre ato. Edhe pasi ka mberritur ne spital, kam kontaktuar me kunaten qe e shoqeronte ate. Gjithnje me kane thene se ishin shume mire me shendet dhe nuk kishte asnje problem.
Kur mesove se bashkeshortja me gjithe foshnjen kishin vdekur?
Ka qene diku nga ora 04:00 e mengjesit. Nuk e besova tragjedine. Mora masat dhe menjehere u nisa per ne Shqiperi. Shyqyr mberrita ne kohe, por kam veshtiresi te medha, pasi me mbeten dy femije te vegjel jetime. Nuk di me nese duhet te kthehem ne Greqi apo te qendroj ketu edhe ca kohe.
A keni kerkuar te informoheni zyrtarisht per shkakun e vdekjes?
Une nuk akuzoj njeri per kete, pasi as edhe nuk e kam mundesine. Di te them se bashkeshortja ime nuk ka pasur ndonje problem shqetesues. Madje, eshte paraqitur ne spital dy dite perpara. Ajo qe mund te them eshte se ishin te gjitha mundesite per te bere analiza serioze per gjendjen e saj perpara se te cohej ne sallen e lindjes, por me sa di une spitali nuk e ka bere nje gje te tille. Une pres qe dikush te me thote te verteten per kete ngjarje por, gjithsesi, une nuk mund te akuzoj kurrkend perpara se te behet nje hetim per kete ngjarje.
Ministria: Kemi ngritur nje grup specialistesh
Ministria e Shendetesise ka reaguar dje pas lajmit per vdekjen e dyfishte ne Maternitetin e Rreshenit. "Pacientja Marina Skenderaj u shtrua me diagnoze Gravide 38-javeshe, Cefalik. Gjendja e pacientes ka qene e mire dhe po ashtu edhe fetusin ne parametra normale. Aktiviteti i lindjes eshte ndjekur rregullisht nga mjeku obsteter-gjinekolog. Pas daljes se fetusit dhe me pas edhe e placentes dhe membranave amniotike, te gruaja eshte verejtur hemorragji e madhe. Pavaresisht fillimit urgjent te nje terapie te fuqishme me gjak, likide medikamente, nen asistencen edhe te mjekut reanimator gruaja beri exitus letalis", beri te ditur dje dikasteri i Shendetesise. Ne njoftimin e ministrise thuhet se familjaret e pacientes nuk paraqiten ankesa per personelin mjekesor dhe njeheresh kerkuan nga Drejtoria e Mjekesise Ligjore ne QSUT "Nene Tereza" per te realizuar autopsine e kufomes per nje konkluzion te sakte mbi shkakun e vdekjes. Per kete eshte ngritur nje ekip i posacem me specialiste.
SSSASS