E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi klientet, kerkohen 20 vjet burg

Prokuroria e Elbasanit ka kerkuar 20 vjet heqje lirie per Gezim Sinen, pronarin e nje lokali. qe akuzohet se ka qelluar me pistolete mbi 3 kliente "te pabindur". Ndaj Sines eshte ngritur akuza e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese te mbetur ne tentative". Ai akuzohet se me 28 mars 2007 ka qelluar ne lokalin e tij. ne fshatin Mjekes. me pistolete ne drejtim te klienteve Dritan Xhakoi, Taulant Skenderi dhe Pajtim Xhakoi, duke plagosur dy te paret. Te ndodhur nen efektin e alkoolit. ata kane bere zhurme dhe nuk i jane bindur pronarit te lokalit. Ne kete kohe, sipas akuzes, Gezim Sina ka shkuar ne kuzhine, ka marre pistoleten dhe ka qelluar mbi ta. Pas ngjarjes. Gezim Sina eshte ndaluar nga policia. Gjate seancave gjyqesore ai eshte mbrojtur, duke thene se ka qene ne kushtet e vetembrojtjes ne pronen e tij, pasi ndodhej i kercenuar me jeten nga te tre keta shtetas. Megjithate, prokurori i ceshtjes Binas Nina eshte shprehur para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Daniale Zhirko se ndaj tij rendon akuza e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese e mbetur ne tentative. Pasi ka degjuar palet, trupi gjykues ka vendosur ta shtyje vendimin per ne fillim te prillit.
F. Salliu

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›