E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet me burg ish-kryebashkiaku

Gjykata e rrethit te Lushnjes ka denuar me 6 muaj burg per "shperdorim detyre" ish-kryetarin e bashkise se ketij qyteti ne periudhen 2001-2004, Ylli Myftiu. Procesi, qe vazhdonte prej afro nje viti, eshte mbyllur dje, ndersa mesohet se i denuari aktualisht ndodhet jashte shtetit. Procesi ne ngarkim te Myftiut eshte drejtuar nga gjyqtari Dritan Caka, ndersa akuza perfaqesohej nga Elida Cani. Burime nga Gjykata e rrethit te Lushnjes bejne te ditur se ish-kryetari i bashkise, perfaqesues i Partise Socialiste, eshte konsideruar "fajtor" per disa shkelje financiare, qe kane te bejne me Futboll Klub "Roza Haxhiu" te ketij qyteti. Denoncimi ka ardhur pas ankimeve nga nje pale e trete, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur. Gjithashtu, burimet nuk kane zbardhur shumen e demit ekonomik te shkaktuar nga veprimet apo mosveprimet e ish-kryetarit, duke u kufizuar te thone se "gjithcka lidhet me krijimin e nje shoqerie anonime". Nderkohe, behet e ditur se gjate gjithe procesit, avokati i Myftiut ka kundershtuar akuzen, duke u shprehur se "nuk ka prova te mjaftueshme qe te vertetojne fajesine e klientit te tij". Vendimi i eshte komunikuar avokatit te tij mbrojtes, ndersa pritet apelimi. Burime nga Komisariati i Policise se Lushnjes bejne te ditur se presin mberritjen e nje kopjeje te vendimit per te shpallur "person ne kerkim" njeriun qe per tre vjet drejtoi qytetin e Lushnjes. Prokuroria e Lushnjes beri te ditur gjithashtu se nen hetim eshte edhe nje tjeter ish-kryetar i bashkise se Lushnjes, Kadri Gega, i cili dyshohet te kete kryer shkelje te rregullave te urbanistikes.
Xhemil Beharaj
Nen hetim edhe Bashkia e Burrelit
Prokuroria e Rrethit te Matit ka sekuestruar ditet e fundit 7 dosje ne Bashkine e qytetit te Burrelit, qe kane te bejne me disa tendere te kontestuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Sipas raportit te KLSH-se, jane konstatuar rreth 10 milione leke dem ekonomik nga 11 tendere, kryesisht ne furnizimet per kopshte e cerdhe, dieta, shperblime dhe karburant. Arben Dyla, prokuror i rrethit, konfirmoi dje se "akuza ka nisur nje procedim penal ndaj Bashkise Burrel ne lidhje me prokurimet publike".
A.N

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›