Kapet ne Tirane, i dyshuari per trafik
TIRANE - Kerkohej ne Shkoder, por kapet ne Tirane. Salvator Jaku, 47 vjec, eshte arrestuar dy dite me pare ne kryeqytet, pasi ndaj tij ishte leshuar ne urdher arresti, pas vendimit te Gjykates se Shkodres, ne muajin shkurt, per trafik makinash. Sipas te dhenave, kapja e tij eshte bere nga oficeret e Sektorit te Operacioneve Speciale dhe Kerkimit. Jaku, lindur dhe banues ne Shkoder, eshte kapur ne nje banese ne Tiranes, pas sinjalizimeve qe kishin ardhur. Venia ne pranga e tij eshte bere pasi per te Prokuroria e Rrethit Shkoder me date 28 shkurt 2008, ka derguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit te dates 23 shkurt 2008, te Gjykates se Shkodres, e cila ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg", pasi 47-vjecari akuzohet per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike", nga Mali i Zi, ne drejtim te Shqiperise. I arrestuari eshte kapur per llogari te Drejtorise se Policise se Shkodres, per kryerjen e hetimeve ndaj tij dhe do te jete kjo polici, qe do te kryeje veprimet e metejshme per te.
SSSASS