E Diel, 1 Nëntor 2026

Superiore, përcaktohet edhe kalendari i Fazës së Tretë

Ndeshjet

Pas zhvillimit edhe të ndeshjes së fundit të prapambetur të Kategorisë Superiore, pikërisht ndeshjes së javës së 22, të luajtur dje në Korçë mes Skënderbeut vendas dhe Shkumbinit, të fituar me rezultatin 1-0 nga ana e “Ujqërve të dëborës”, tashmë janë mbyllur përfundimisht edhe 11 javët e Fazës së dytë të këtij sezoni, dhe i është hapur rruga përcaktimit të të kalendarit për Fazën e Tretë të këtij kompeticioni. Skema e përballjeve për këtë fazë është paracaktuar në fakt, por Federata Shqiptare e Futbollit do të duhet të publikojë në ditët e ardhme edhe datat e ndeshjeve respektive në këto 11 javë të mbetura. Paraprakisht, ne po publikojmë javën e parë të Fazës së Tretë, në pritje të zyrtarizimit të plotë të kalendarit të kësaj faze nga vetë institucioni qendror i futbollit shqiptar, FSHF-ja. Kështu që Dinamo kryesuese, e cila është shumë pranë konfirmimit edhe matematik si fituese e titullit kampion, do të presë në fushën e saj Gramozin për javën e 23-të të sezonit. Besës së vendit të dytë do t’i duhet të përballet më një Skënderbe, që ka ambicie shmangien e zonës së ftohtë. Tirana pret në shtëpi Kastriotin. Flamurtari do të udhëtojë për në Laç, ku pritet një sfidë interesante. Shkumbini-Vllaznia është një ndeshje për të mos u humbur. Ndërsa Teuta-Apolonia, do të jetë dueli direkt për të rregulluar një pozicion në renditje.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›