E Diel, 1 Nëntor 2026

Superiorja me 12 skuadra.Vetëm 5 lojtarë të huaj

TIRANE- Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur që edicioni i Kategorsisë Superiore 2013- 2014 do të zhvillohet me 12 skuadra, ndërsa kategoria e parë do të zhvillohet siç është aktualisht me 16 skuadra.

Në vendimin e FSHF-së thuhet se në fund te Edicionit 2012-2013, 4 skuadrat e renditura ne vendet 11, 12, 13 dhe 14 te kampionatit te Kategorise Superiore bien automatikisht ne Kategorine e Pare. Skuadrat e renditura ne vendin e 1 dhe 2 te Kategorise se Pare ngjiten automatikisht ne Kategorine Superiore.

Ndërsa, 4 skuadrat e renditura ne vendet 11, 12, 13 dhe 14 te kampionatit te Kategorise se Pare bien automatikisht ne Kategorine e Dyte. Skuadrat e renditura ne vendin e 1 te dy grupeve te Kategorise se Dyte ngjiten automatikisht ne Kategorine e Pare. Po sipas këtij vendimi nuk do të luhen më ndeshje play-off apo play-out.

Kupa e Shqipërisë

Ne ndryshim nga skeme e edicionit qe sapo perfundoi, Edicioni 2012-2013 i Kupes se Shqiperise do te sjelle vetem nje ndryshim i cili konsiston ne ate eliminimin direkt me ndeshje vajtje ardhje ne 1/16 finale dhe jo me ndarje ne 4 grupe me nga 4 skuadra. 8 skuadrat qe dalin nga ndeshjet 1/16 do te ndahen ne 2 grupe me nga 4 skuadra dhe ndeshjet gjysmëfinale do te hidhen me short, mbas ndeshjeve ne grupe.

Ndryshime ka edhe në rregulloren e disa aktiviteteve

Numri i lojtareve te huaj qe mund te luajne ne fushen e lojes nuk mund te jete me i madh se 5 per skuadrat e Kat Superiore dhe Kat se Pare.

Ne kampionatin e Kategorise se Dyte do te lejohen te luajne ne fushen e lojes jo me shume se 5 lojtare te huaj apo vendas qe nuk banojne ne qarkun administrativ te cilit skuadra i takon.

Lojtaret e tjere vendas mund te luajne ne ekipet e kategorise se dyte vetem nese kane banuar jo me pak se 1 vit ne qarkun administrativ se cilit i takon skuadra

Ne Kampionatin e Futsal nuk do te lejohen te federohen me shume se 4 lojtare te huaj dhe vetem 2 prej tyre mund te jene ne fushe ne te njejten kohe.

Data e fillimit te veprimtarive kombetare Kategoria Superiore nis fazen e pare me 25 gusht 2012 dhe mbaron me 01 dhjetor 2012. Faza e dyte e kesaj kategorie fillon me 09. shkurt 2013 dhe mbaron me 11 maj 2013.

Data e fillimit te Kampionatit te Kategorise se Pare eshte me 01 shtator2012 dhe perfundon me 08 dhjetor 2012. Faza e dyte starton me 09 shkurt 2013 dhe mbaron me 11 maj 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›