Greqi, jep dorëheqjen ministri i Financave

Samaras dhe Rapanos
ATHINE- Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, ministri i Financave në Greqi, Vasilis Rapanos ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Kryeministri, Samaras e pranoi atë.
Shkak për këtë dorëheqje thuhet se është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e ministrit, Rapanos, i cili ende nuk e kishte bere betimin.
Gjatë fundjavës ai u dërgua me urgjencë në spital, pas një momenti dobësie, por duket se ai e ka patur të pamundur të vazhdojë më tej punën, në këto kohë të vështira për Greqinë.