Banorët e Shijakut pa ujë të pijshëm prej 6 javësh
Ata ankohen se kjo situatë përsëritet prej pesë vitesh në muajt e nxehtë të verës, pavarësisht se shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj ujësjellësit. Lagja më problematike është ajo e quajtur “Katër Rrugët (Ballias)”, ku në çezmat e qytetarëve nuk pikon asnjë pikë uji që prej gjashtë javësh.
Një pjesë e banorëve kanë gjetur zgjidhje tek shpimi i puseve, ndërsa pjesa tjetër që nuk përballon koston e tyre që shkon në më shumë se 1 mijë euro, detyrohen ta mbushin ujin me bidonë në zonat e tjera.
Autoritetet deklarojnë se kjo situatë vjen si pasojë e rritjes së konsumit të ujit në zonat e plazhit, duke lënë kështu në thatësirë pjesën tjetër të zonës së Durrësit.