E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtim në kavilje për Havi Martinez

Spanja

Pragndeshja me Paraguain nuk po kalon pa probleme për Spanjën, njërën nga pretendentet për fitimin e titullit kampion të botës. Federata spanjolle ka lajmëruar se mesfushori Havi Martinez ka pësuar një dëmtim në kavilje. Lojtari i Atletikos së Bilbaos mësohet të jetë dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe tashmë është thuajse e sigurt mungesa e tij në sfidën çerekfinale ndaj Paraguait. “Përveç Martinez dhe Raul Albiol, të dëmtuar në këmbën e djathtë, trajneri Del Boske e ka gjithë pjesën tjetër të grupit në dispozicion”, tha federata spanjolle.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›