E Diel, 1 Nëntor 2026

Karabinier italian, por dhe rekordmen olimpik

Mund të duket e pabesueshme. Por në sport ndodh. 23-vjecari Aleks Shvacer, një karabinier italian, dominoi ecjen sportive në 50 kilometra, duke vendosur kohën 3 orë, 37 minuta e 9 sekonda duke fituar medaljen e shtatë të artë për Italinë, por dhe dyke thyer edhe rekordin olimpikn në 50 kilometra ecje sportive në ditën e 14-të të Lojërave të Pekinit. Australiani Xherëd Talent, i cili kryesoi garën për gati 40 km dhe rusi Denis Nizhegodorov fituan respektivisht medaljen e argjendtë dhe atë të bronzit mnë këtë garë. Shvacer pohoi se ishte stërvitur shumë fort për të sjellën medlajen e parë olimpike për Itakinë në 50 km pas 50 km, pas fituesit të atëhershëm Abdon Pamich. "Kur jam kështu në formë është shumë e vështirë të më mundësh", - tha karabinieri Shvacer. "Kur je superior të garosh është e lehtë. Isha shumë i qetë deri në trecerekun e garës,duke menduar vetëm të isha me të parët, pastaj kur pashë të tjerët që ishin të lodhur, krijova bindjen se do të isha unë fituesi. Në 50 km nëse nuk je në 100 për qind të formës, nuk mund të fitosh. Jam shumë i lumtur, kam punuar fort në katër vitet e fundit. Jam krenar për këtë sukses". Më pas edhe një shaka me xhamajkanin Bolt. "Ai ka dhjetë herë lodhje më pak se mua, fiton dhjetë herë më shumë se mua, ose pesë herë, por unë jam më i lumtur". Dhe pastaj kur jam në formë, nuk ka Supermen që më mund". Medalja ka një dedikim special: Karolina Kostner. "Ia dedikoj të gjithë personave që nuk shihen në pistë, por që me punën e tyre kanë dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm".
VOLEJBOLL- Shtetet e Bashkuara kaluan në finalen e madhe në volejboll për meshkuj. Ekipi amerikan mposhti Rusinë 3-2, duke bërë të njëjtën gjë si ekipi i femrave, që theu nga ana e saj në gjysmëfinale Kubën me rezultatin 3-0. Pas dy seteve të fituara nga amerikanët, me diferencë të theksuar pikësh, rusët reaguan duke barazuar gjithcka në 2-2. Seti i pestë vendosi edhe fituesin e kësaj gjysmëfinaleje, ekipin amerikan. Ndeshja mjaft e fortë u ndoq nga numër rekord shikuesish. Në finale Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Brazilin që nga ana e tij mposhti në gjysmëfinalen tjetër Italinë me rezultatin 3-1. Finalja SHBA-Brazil përsëritet pas 24 vjetësh.
VOLEJBOLL PLAZHI - Në turneun e "Beach Voley" (Volejboll në rërë) janë përsëri amerikanet që triumfuan, duke u kurorëzuar me medalje ari, pasi kanë thyer në finale Brazilin.
TAEKËONDO - Në peshën deri 80kg, iraniani Hadi Saei fitoi kundër italianit Mauro Sarmiento, i cili fitoi të argjendën.
KANOTAZH - Nnë kategorinë e meshkujve K2 1000, medaljen e artë e fitoi Gjermania, ndërkohë që Danimarka e Italia ndanë vendet 2-3. Në disiplinën K4 1000 vendin e parë e fitoi Bjellorusia e ndjekur nga Sllovakia e Gjermania, duke fituar respektivisht medaljen e artë, të argjendtë e të bronztë. Gjermania fitoi edhe në kategorinë K 500.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›