E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamajka “terrorizon” pistën, ar e rekord në stafetë

Të gjithë e prisnin. Pasi pista i përket vetëm Xhamajkës. Katërshtja xhamajkanë e përbërë nga Nesta Karter, Majkëll Frater, Usain Bolt e Asafa Paull fitoi stafetën 4x100 metra, me kohën rekord 37"10, duke mposhtur Trinidad&Tobagon e Japoninë. Një rekord që rezistonte që nga viti 1993. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga "kuarteti" amerikan i përbërë nga Marsh, Barëll, Mitcell e Luis (37"40), e më pas i barazuar sërish nga SHBA-ja me katërshen Drëmond, Kejson, Mitcell e Barrël në vitin 1993. Argento a Trinidad & Tobago, bronzo al Giappone.
BOLT – Me këtë fitore, Usain Bolt kompleton një tripletë të pabesueshme: tre medalaje të arta (100, 200 e 4x100 m), duke vendosur kështu edhe tre rekorde të reja botërore në Lojërat Olimpike të Kinës. Xhamajka konfirmoi rolin e saj në botë si fuqia e parë e shpejtësisë, pasi fitoi garat në 100m e 200m, si për meshkuj ashtu dhe për femra. E vetmja keqardhje është stafeta 4x100 për femra për një këmbim të shkopit jashtë sektorit të lejuar midis Sheron Simpsonit e Keron Stjuartit.
SHBA – Nëse Xhamajka vendosi një rekord në librin olimpik të atletikës së shpejtë: 6 medalje të arta, "rekordi negativ", i përket Shteteve të Bashkura me një "zero absolute në medlajen e arta", pasi atletët amerikanë nuk fituan asnjë nga garat e shpejtësisë në 100m, 200m e stafetën 4x100m. Kjo ka ndodhur vetëm një herë në Amsterdam në vitin 1928 për garën e femrave, ndërsa për meshkujt ka ndodhur në Lojërat e Romës, ku 100m u fitua nga gjermani Armin Hari, 200m nga Livio Beruti dhe në 4x100 nga Gjermania.

Bekam në Kinë, i pa rrezikuar nga fama e Felpsit

Devid Bekam do të jetë në Pekin kur flamuri olimpik do të merret në dorëzim nga autoritetet e Londrës në mbarim të Lojërave Olimpike, ceremonia mbyllëse e të cilave do të zhvillohet ditën e diel. Bekam gëzon një popullaritet të madh në Kinë, pavarësisht famës në rritje të notarit rekordmen Majkëll Felps dhe sprintierit të jashtëzakonshëm Usain Bolt. Lojtari i Los Anxheles Galaksi do të bashkohet në "Folenë e Zogut" së bashku me kitaristin Xhimi Pejxh si dhe këngëtaren e lindur në Londër, Leona Ljuis, si dhe kërcimtarët e Operës Mbretërore angleze dhe një numër i madh sportistësh nga Lojërat e mëparashme Olimpike. Në Pelin do të jetë edhe kryeministri britanik Gordon Broun si dhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Boros Xhonson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›