Bien kryesuesit Partizani merr humbjen e dyte

Takimet e dites se djeshme dhuruan rezultate disi te pritshme ne ndeshjet e tjera te kesaj kategorie. Lushnja kryesuese bashke me Tomorin ashtu si Kamza dy dite me pare humben ne transferte duke ia hapur keshtu krahun ne krye te klasifikimit Apolonise se Fierit. Keshtu Tomori i Beratit eshte mundur ne Puke nga Terbuni vendas me rezultatin minimal 1-0 fale nje goli te realizuar nga kapiteni vendas Nika me penallti ne fillimin e pjeses se dyte. Po me te njejtin rezultat 1-0 eshte mundur Lushnja ne Velipoje perballe Ades vendase duke zbritur shkalle ne klasifikim. Fieraket e drejtuar nga Ernest Gjoka kane sigluar nje fitore te thelle me rezultatin 3-0 ndaj Gramozit te Ersekes. Per pasoje ata e shikojne veten ne krye te kategorise se pare. Minimalisht me nje gol te kontestuar nga te kuqte ka fituar Beselidhja e Lezhes ne fushen e vet ndaj Partizanit. Nje gol i Pustines i cili deri para pak ditesh stervitej me Partizanin e Paro Lacit u ka dhene 3 piket lezhjaneve qe marrin 3 piket e para ne kampionat. Nga ana e tyre te kuqte e kane konsideruar ne pozicion jashte loje golin e Pustines kane reaguar fort por si pasoje e kesaj jane ndeshkuar me karton te kuq. Pikerisht Ardit Beqiri e ka lene skuadren e tij me 10 lojtare qe nga minuta e 78-te. Barazim te bardhe ne Vlore ndaj skuadres me te njejtin emer ka marre Burreli ashtu sikurse ka vepruar edhe Gramshi ne transferten gjirokastrite me Luftetarin. Bollek golash ka pasur ne Bilisht ku skuadra vendase ka mundur 3-2 Mamurrasin debutues ne Kategorine e Pare.