Superliga, Elbasani i prish planet Partizanit

Jane luajtur ndeshjet e kesaj jave te Kampionatit Kombetar, ku spikat barazimi i Partizanit, 2-2 me ekipin e Elbasanit.
Ekipi kryeqytetas, qe luante ne shtepi, ndodhej ne avantazh por mysafiret kane arritur te barazojne ne minutat e fundit te takimit duke bere qe te dyja skuadrat te dalin me nga nje pike.
Ekipi tjeter kryeqytetas, Tirana ka arritur te marre tre pike ne ndeshjen kunder Lushnjes, duke e mundur kete te fundit me rezultatin 1-0. Ndersa Dinamo eshte mundur ne transferte 0-1 nga Bylis.
Ekipi shkodran i Vllaznise ka mundur 2-1 ate durrsak te Teutes, nderkohe qe Apolonia ka mposhtur 3-1 Besen ne Fier. Takimi i vetem i mbyllur pa gola ka qene Flamurtari-Shkumbini.