E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Kriza greke, jo impakt në ekonominë shqiptare

Falja e një pjese të borxhit të Greqisë do të ndikojë në uljen e kredititmit të bizneseve në vend dhe si rezultat në nivelin e rritjes ekonomike..Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se bankat shqiptare të cilat janë filiale të bankave greke do të kenë një ulje të fitimit gjë që do të çoj në ngushtimin e dhënies së kredive.
Në të njëjtën linjë edhe një tjetër specialist i ekonomisë Zef Preçi shprehet se depozitat e konsumatorëve janë të sigurta dhe ndikimi i vetëm do të ndjehet në uljen e investimeve për bizneset.

Ndërkohë në lidhje me ndikimin që mund të ketë në nivelin e borxhit publik kriza në vendet fqinje ekspertët shpjegojnë se impakti nuk do të jetë i drejtpërdrejt.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›