E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga Kamza-Tirana 0-0

/* */

Edhe pse mori një pikë ndaj rekordmëneve të Shqipërisë, në barazimin pa gola kundër Tiranës, trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, mendon se edhe mund t’i kishte marrë të tria.

“Kemi lënë disa ekipe poshtë vetes dhe kemi kaluar në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Për Kamzën kjo ishte hera e parë në Superligë dhe faza e parë na shërbeu dhe si një njohje për ekipet e tjera kundërshtare”, - tha Gjoka pas barazimit.

Gjithsesi, trajneri i Tiranës, Hulian Rubio Sançez theksoi se “fati nuk ishte me skuadrën bardhblu”:  “Nuk është kjo Tirana që duhet, pasi kemi ende dobësi”. Për Kamzën bëhet fjalë për pikën e parë pas katër humbjesh.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 13-të

Tomori-Apolonia             2-0
Dinamo-Bylis             1-1
Shkumbini-Vllaznia         2-1
Laçi-Flamurtari             0-0
Kamza-Tirana             0-0
Teuta-Kastrioti            1-1
Skënderbeu-Pogradeci (e shtyrë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›