E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontesti për emrin e Maqedonisë, Milloshoski ftesë për takim ministrit grek Drukas

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë i kerkoi Athines zyrtare zhvillimin e takimit dypalësh midis ministrit të Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski dhe shefit alternativ të diplomacisë greke, Dimitris Drukas. Në qoftë se pala greke i përgjigjet pozitivisht kërkesës, siç njofton agjensia shteterore e lajmeve maqedonase MIA, takimi mund të mbahet në 28 janar, në Londër.  Ne kete date ne Britanine e Madhe do te mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Afganistanin, në të cilën do të marrin pjesë Milloshoski dhe Drukas.

Përveç dallimeve midis dy shteteve rreth kontestit për emrin, pritet që
Milloshoski dhe Drucas të bisedojnë edhe për ngritjen e nivelit te
marredhenive diplomatike mes te dy vendeve, nënshkrimin e marrëveshjes
për heqjen e tatimit të dyfishtë, si dhe për hapje të vendkalimeve të
reja kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë. Keto iniciativa  Milloshoski
i paraqiti me Drukas ne takimin e fundvitit 2009 në Athinë, në kuadër
të konferencës ministrore të OSBE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›