E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha të heqë dorë nga ideja e centralit bërthamor

Partia Socialiste e quan të rrezikshëm rikthimin e idese së kryeministrit për central bërthamor, të shoqëruar  me vendimin për hapjen e agjensisë kombëtare bërthamore.Deputeti Sajmir Tahiri, i bën thirrje kreut të qeverisë të heqë dorë nga shakatë e frikshme.“I madh e i vogël e di se Sali Ahmadinexhat përbën rrezik po të ndezë dhe një shkrepse, jo më një central bërthamor, që nuk është si digat e hidrocentraleve të Priftit që hapen me sms e mbyllen me përmbytje katastrofike” tha Tahiri.

Ndër prioritet e qeverisë për selinë rozë duhet të jetë dëmshpërblimi i
të përmbyturve në Shkodër. “Me një sms të vetme mbyti në ujë mundin,
punën e bujqëve të qarkut Shkodër. Masat e  qeverisë janë të vonuara.
Partia Socialiste ka theksuar disa herë me forcë se për këto familje
duhet asistencë financiare me lekë në dorë për të bërë të mundur
mbijetesën e tyre. Kjo qeveri duhet të lëvrojë mënjeherë fondin e
asistencës për familjet e përmbytura” tha Ervin Bushati, nënsekretar i
PS per programin.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e diel , 24 janar 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›