Vetevendosja e shkolonizimit

Kryefjala e ligjerimit politik te Levizjes Vetevendosje ne Kosove eshte shkolonizimi dekolonizimi. Shkolonizimi i Kosoves dhe arritja e sovranitetit te popullit eshte objektivi i levizjes. Sic dihet me kolonializem kuptohet sistemi apo politikat e nje populli per te pasur autoritet mbi popujt e tjere. Justifikimi i zakonshem i kolonializmit eshte paaftesia per veteqeverisje dhe per qyteterim i te kolonizuarve dicka kjo qe fsheh perfitimet materiale dhe kulturore te kolonizuesit p.sh. lendet e para tregjet e mallrave apo vetekenaqesia e te qenit race e eperme dhe qyteteruese. Kolonializmi vepron mbi te kolonizuarit duke i trajtuar si objekte qe duhen mbikeqyrur klasifikuar dhe drejtuar sipas standardeve te kolonizuesit. Perkunder kolonializmit vetevendosja eshte pohim i veteqeverisjes dhe i te qenit subjekt nga ana e popujve.
Levizja Vetevendosje ne Kosove e kerkon realizimin e vetevendosjes popullore perballe sistemeve te njepasnjeshem dhe te mbivendosur koloniale qe kane vepruar dhe veprojne ne kete vend. Ne radhe te pare kunder Serbise. Sundimi serb i Kosoves eshte nje rast klasik i kolonializmit sepse ai eshte ushtruar me dhune e terror shpronesime shperngulje te shqiptareve dhe zevendesime te tyre me kolone serbe segregacion etnik e perjashtim nga institucionet publike e deri ne perpjekje per spastrim etnik. Procesi i shkolonizimit nga Serbia nuk ka perfunduar me pavaresine e Kosoves. Kolonializmi serb ne Kosove vazhdon edhe sot e kesaj dite me ane te strukturave paralele ne komunat veriore komunat e reja dhe te zgjeruara me shumice serbe ne nje te treten e vendit procesin e decentralizimit ektraterritorialitetin e institucioneve te fese ortodokse. Sa per shembull permendim shpronesimet e qindra hektareve toke qe u bashkengjiten manastireve ortodokse dhe qe nuk mund te perdoren nga populli i Kosoves. Ky akt pason shpronesimet historike te kryera me pare nga regjimet serbe dhe jugosllave. Keto rregullime institucionale e ruajne poziten e ardhshme mbizoteruese te Serbise ne Kosove edhe pa perfituar leshime te reja ne negociatat qe do te rihapen. Serbia nuk ka pse e njeh Kosoven per sa kohe qe Kosova e njeh rolin e Serbise brenda Kosoves. Edhe pa u njohur nga Serbia Kosova do te jete shtet i negociatave te perhershme me Serbine per nga vete rregullimi i brendshem i Kosoves. Prandaj Levizja Vetevendosje vazhdimisht argumenton se pavaresia e Kosoves eshte pa sovranitet se vazhdon varesia de fakto koloniale e Kosoves nga Serbia.
Levizja Vetevendosje synon te korrigjoje edhe efektet e demshme e kolonializmit nderkombetar ne Kosove. UNMIK-u e ka qeverisur Kosoven si nje agjenci koloniale. Mandati i tij ishte Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se e cila e ruante sovranitetin e Serbise ne Kosove. Edhe kur e be e qarte per te gjithe se ruajta juridike e sovranitetit te Serbise mbi Kosoven ishte nje anakronizen serish Keshilli i Sigurimit i OKB-se e quajti Kosoven si nje rast te vecante duke e perjashtuar te drejten per vetevendosje qe dokumentet e OKB-se u njohin ish-kolonive. Administrata nderkombetare e UNMIK-ut e objektifikonte popullin e Kosoves duke sanksionuar vete se cfare eshte dhe cfare nuk eshte e mire per te. Vullneti i shefit te UNMIK-ut ishte percaktues ndaj vendimeve qe merrnin kuvendi dhe qeveria e Kosoves. Shefi i UNMIK-ut ishte sovrani. Sic e shprehte Albin Kurti qendresa e Levizjes Vetevendosje ndaj UNMIK-ut e merr nje pjese te legjitimitetit nga vete vlerat mbi te cilat eshte ndertuar OKB-ja dhe nga praktikat e vendeve demokratike prej nga vijne administratoret e UNMIK-ut gazeta Vetevendosje nr. 6 20.09.2005.
Populli i Kosoves realisht nuk u pyet asnjehere. Elita politike e shantazhuar nga nderkombetaret ka miratuar rregullimet e tanishme institucionale te Kosoves qe buruan nga Pakoja e Ahtisarit rregullime qe ne menyre paradoksale quajne te vlefshme statusin e kolonialisteve te dikurshem dhe vendimet e marra prej tyre per pasurite e Kosoves. Shembulli me flagrant ishte pretendimi i Princit te Kentit per pronesine mbi Trepcen sipas nje koncesioni te leshuar nga kryeministri serb Nikolla Pashic ne vitet lsquo20 te shek. XX. Nderkohe qe sot Trepca eshte lene te rrenohet AKP qe drejton privatizimin e Kosoves ka pranuar huate qe Trepca u ka te tjereve perfshire Fondin per Zhvillim te Serbise si edhe nje sipermarrje greke e cila i ka dhene kredi qeverise se Serbise me marreveshjen qe Trepca te sherbente si garanci Gjithashtu te ardhurat e fituara nga procesi i deritanishem privatizimit te prones publike qe shkojne mbi 400 milione euro Kosova nuk mund ti perdore per investime publike sepse per ato para kane pretendues te tjere vec shtetit te Kosoves ne radhe te pare Serbia. Prandaj Komiteti per Ekonomine i Levizjes Vetevendosje ngre disa pyetje qe kerkojne pergjigje Pse duhet te shesim pa u dekolonizuar Pse ta japim pasurine pa e bere edhe juridikisht tonen njehere Pse Kosova po perdoret vetem per lende te para dhe si vend transit kurse populli i Kosoves si konsumator Vetevendosje nr. 249 14.06.2010. Ky ka qene dhe eshte roli ekonomik i kolonise per metropolin lende e pare transit i rrugeve tregtare dhe konsumator i mallrave te metropolit.
Pare ne nje plan disi me teorik levizja per vetevendosje popullore ne Kosove kerkon te mbroje boten e jetes nga kolonizimi i sistemit po te perdorim terminologjine e filozofit gjerman Jyrgen Habermas. Sipas tij bota e jetes permban njohurite dhe aftesite qe anetaret e shoqerise i perdorin per te ndervepruar me njeri-tjetrin dhe per te ndertuar nje bashkesi funksionale qe i referohet simboleve te perbashketa kulturore dhe nje vizioni te caktuar per boten. Sistemi permban marredheniet instrumentale midis individeve qe bazohen mbi boten e jetes por synojne arritjen e qellimeve te caktuara. Kuptimet e sistemit jane me te thjeshta dhe pragmatike brenda sistemit bejne pjese administrimi i ceshtjeve publike dhe shkembimet ekonomike qe synojne te miren e perbashket te shoqerise. Kolonizimi i botes se jetes prej sistemit ndodh atehere kur sistemi nuk eshte me nje mjet per shoqerine por kthehet ne qellim ne vetvete. Ne terma konkrete sistemi e kolonizon shoqerine kur politika dhe ekonomia nuk i binden logjikes se te mires se perbashket dhe nuk kontrollohen dot nga populli. Sidomos nensistemi ekonomik per te gjeneruar me cdo kusht veprimtari fitimprurese deperton kudo neper shoqeri duke i kthyer qytetaret ne konsumatore te atomizuar. Ne vend te mirekuptimit te botes se jetes lidhjet njerezore komodifikohen. Gjendja behet edhe me e rende kur nensistemi politik eshte i korruptuar dhe i kapur nga interesa private. Ne kete menyre politika nuk mund te jete me nje mjet kontrolli dhe drejtimi i shoqerise.
Kjo analize duket se pershkruan mjaft mire edhe gjendjen e tanishme ne Kosove. Pasi ka rene dakord per nje sere rregullimesh qe enklavizojne Kosoven dhe cungojne sovranitetin e shtetit elita politike i eshte dorezuar nje privatizimi pa nje plan te mirefillte zhvillimi nje privatizimi pa koke sic e ka cilesuar Visar Ymeri Vetevendosje nr. 222 07.12.2009 duke i dobesuar edhe me shanset e popullit per tu rimekembur. Ne keto kushte vetevendosje do te thote qe te marresh pronesine mbi kushtet materiale te shoqerise dhe jetes komunitare do te thote te kundershtosh decentralizimin etnik dhe privatizimin per hir te privatizimit qe po i behet pasurive publike. Kriza e tanishme e qeverisjes po tregon qarte se zgjedhja midis partive eshte kthyer ne zgjedhjen midis koles dhe pepsit. Levizja Vetevendosje po perfshihet ne zgjedhjet parlamentare ne kohen e duhur. Ajo po e rikthen politiken ne Kosove sepse ajo rikrijon zgjedhjen thelbesore qe duhet te bejne qytetaret ne situaten e sotme ose nenshtrimin ndaj kolonializmit qe perfaqeson elita e vjeter politike pavaresisht ngjyrimeve partiake ose qendresen ndaj kolonizimit te metejshem.