E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga Skenderbeu shpallet kampion i Shqiperise

Janë sërish kampionë të Shqipërisë. Për herë të tretë radhazi. Korçarët e Skënderbeut mundën 2-0 Kastriotin në fushën e tyre dhe fituan titullin e Superligës.
Festa në përfundim ishte e ligjshme pasi Skënderbeu ishte skuadra më e mirë nga fillimi deri në fund dhe tani ka 4 tituj në histori.
Kukësi i vendit të dytë është 12 pikë larg, ndonëse nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së 24-ët.
Golat për kampionët e rinj u shënuan nga Bici dhe Lilaj, por në pjesën e parë vendasit e patën të vështirë të shënonin.
Pas disa rasteve, sidomos me Kërçikun e Plakun, goli erdhi nga Ditmar Bici.
Skuadra e Josës e mbylli pjesën e parë në sulm.
Pas pushimit u shënua edhe goli i sigurisë nga ana e Lilajt.
Krutanët patën forca për të bërë vetëm pak dhe realisht nuk luajnë për asgjë.
Tani, klubi korçar duhet të përgatitet për një pjesëmarrje të suksesshme në Champions, veçse tashmë u bë i vetmi jashtë kryeqytetit me 3 tituj radhazi.

Korçaret festojnë titullin, synojnë kalimin e një turin e Champions League
Mrekullia duhet të vazhdojë. Skënderbeu, gjithsesi, është i lumtur që ky titull u festua më shpejt dhe më lehtë sesa dy edicionet e tjerë. Kapiteni Bledi Shkëmbi e thekson mirë këtë gjë.

Trajneri Josa duket i qetë edhe kur adrenalina arrin në maksimum. Për të, më të rëndësishmit ishin futbollistët.

Pritet me interes se ç’do të thotë presidenti Takaj. Pas përgëzimeve, ai jep siguri për më tej.
Le të provohet pra, ajo që nuk u arrit vjet, të kalohet një tur në Champions, por edhe të synohet titulli i katërt radhazi.


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›