E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, Skënderbeu shpallet kampion, titulli i 3-të rradhazi

Skënderbeu është zyrtarisht kampioni i Shqipërisë në futboll. Korçarët e drejtuar nga Mirel Josa mundën 2-0 Kastriotin duke mbyllur gjithçka 2 javë para përfundimit të Superligës.

Titulli i tretë radhazi kampion dhe i katërti në historinë e Skënderbeut u vulos falë golave të Ditmar Bicit dhe Sabien Lilajt.

Tashmë e gjithë lufta në këto javë të mbetura do të jetë për vendin e dytë dhe në fundin e klasifikimit. Kukësi, Flamurtari, Teuta dhe Tirana garojnë për të zënë vendin e dytë, gjë e cila do ti çonte ata direkt në Europa Ligë.

Dy javët e mbetura të kampionatit për kampionët e rikonfirmuar të Shqipërisë do të luhen tashmë sa për statistikë, sepse misioni u krye.

Edhe lufta për mbijetesë është po kaq e ashpër. Shkumbini, Bylisi dhe Besa janë 3 skuadra që luajnë për ti shpëtuar rënies nga Superliga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›