Superliga Tirana i shkeputet kreut

Tirana i është shkëputur me pesë pikë kreut të renditjes së Superligës, të mbajtur nga Teuta, pas humbjes së pësuar të hënën në Peqin.
Në ndeshjen e luajtur në ora 13:00, bardheblutë u dukën jashtë formës së tyre më të mirë, ndërsa lejuan vendasit e Shkumbinit të fitonin me rezultatin 3-2. Dominimi i Shkumbinit u konkretizua me një gol në të 31’, me autor Mustafain, por skuadra e spanjolit Rubio, tregoi më të mirën e saj në fillimin e pjesës së dytë.
Në harkun kohor të 12 minuta, Bala realizoi fillimisht në një aksion të kontenstuar për pozicion jashtë lojë dhe më pas në një krosim të Ahmataj, duke kaluar Tiranën në avantazh. Megjithatë, Shkumbini u përgjigj në të 74’, kur Roland Dervishi barazoi pas një aksioni të gjatë. Një dalje e gabuar e portierit Lika, pak minuta më pas, lejoi Sulkjen që të realizonte lehtësisht në portën e bardhebluve, golin vendimtar të takimit.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar gjithashtu në orën 13:00, Tomori i Beratit arriti një fitore me shumë vlera në luftën e tij për mbijetesë, përballë Vllaznisë së Rudi Vatës, në krizë prej disa ndeshjesh. Ndeshja, e luajtur në terrenin e vështirë të Kuçovës për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Beratit, u vendos nga një gol i Bakiut, në të 56’. Pavarësisht kontrollit më të madh të topit dhe qarkullimit të tij, shkodranët, pa Sukajn e pezulluar, nuk vendosën asnjëherë në vështirë portën beratase, as në 20 minutat e fundit kur “vendasit” luanin me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Fanit.
Skëndërbeu përballet me Bylisin në një ndeshje që nis të luhet në 16:00 dhe Dinamo pret në “Qemal Stafa” Flamurtarin, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 11-të, e shtyrë për shkak të ditës së zisë kombëtare të shtunën.
Pas rezultateve të fundit, renditja e Superligës është si më poshtë
1. Teuta 28
2. Tirana 23
3. Kastrioti 19
4.Skënderbeu 17
5. Flamurtari 17
6. Laçi 16
7. Pogradeci 16
8. Shkumbini 15
9. Vllaznia 14
10. Bylis 14
11. Kamza 13
12. Apolonia 8
13. Tomori 8
14. Dinamo -1
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Harta e pasurive nëntokësore
Nga janari, buka me vitamina
Video Meta-Prifti, dëshmojnë biznesmenët