E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga ndizet gara ndermjet ndjekesve

Java e 16-të e Superligës ka ndezur garën ndërmjet skuadrave që pretendojnë të sigurojnë një vend në Kupat e Europës. Sot luhen pesë ndeshje, nga të cilat tre startojnë në orën 14:00 dhe dy luhen nën dritën e prozhektorëve.

Vllaznia kërkon të ruajë ecurinë pozitive në fushën e Luftëtarit, Kukësi pret Apoloninë, ndërsa Kastrioti ka përballë Laçin. Në orën 17:00 Tirana do të luajë me Teutën në duelin direkt për vendin e dytë. Trajneri Dede kërkon të debutojë me fitore, por edhe të ngushtojë diferencën me durrsakët.

Nga përballja në “Qemal Stafa” mund të përfitojë Flamurtari. Vlonjatët presin në fushën e tyre Tomorin e vendit të parafundit dhe mund të ngushtojnë në 1 pikë diferencën me vendin e dytë.

Në rast të humbjes së Teutës do të përfitonte edhe Skënderbeu, që të dielën luan me Bylisin dhe do të kishte shansin të rriste diferencën nga ndjekësit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›