E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 22, Besa – Teuta 1-1

(www.albania-sport.com) – Besa e Teuta përsëritën barazimin 1-1 të fazës së parë, por kësaj radhe në Kavajë dhe jo në Durrës. Derbi i “kushërinjve” të përjetshëm edhe pse pati nuanca miqësore e një publik të paktë, regjistroi përveç dy golave edhe katër shtylla, të gjitha të realizuar nga Besa në portën e mbrojtur nga Bledian Rizvani.

Sulmuesi i Besës, Daniel Xhafaj, një ish-golashënues i njohur i Teutës, realizoi në minutën e 28-të golin e vetëm të Besës, falë një “investimi” tipik të tij, duke u ngjitur në kuotën e 9 golave, po aq sa Fatjon Sefa i Dinamos (Elis Bakaj i Dinamos kryeson me 11 gola).

Pas një “super-studimi” të lojës së kundërshtarit, Teuta barazoi me zëvendësuesin Albi Dosti në minutën e 44-t, falë një përgjumjeje të mbrojtjes së Besës. Goli i tij i parë me fanellën e “djemve të detit”. “Aksidental” e konsideroi trajneri i Besës, Shpëtim Duro.

Pjesa e dytë dhuroi spektaklin e shtyllave, por jo golin. “Ishim me fat”, - tha Ylli Shehu pas përfundimit të 90 minutave të dyta si trajner i Teutës.

Edhe në fazën e parë dy skuadrat ishin ndarë në një barazim 1-1. Golin për Teutën e shënoi kapiteni Vangjel Mile në minutën e 49-të. Për Besën barazoi mbrojtësi Alban Dragusha me një goditje të bukur me kokë në minutën e 62-të.

Besa, në përfundim të fazës së dytë u ngjit në kuotën e 40 pikëve, pesë më shumë se Tirana e vendit të tretë (35 pikë), duke qenë kështu numri 2 i serisë në hedhjen e shortit të fazës së tretë, duke pasur si kundërshtar të javës së 23-të, Gramozin e vendit të parafundit.

Teuta nga ana e saj me barazimin në Kavajë u ngjit në kuotën e 30 pikëve, por skuadra e Ylli Shehut (katër pikë në dy ndeshje) ka një takim më pak, atë kundër Skënderbeut të vendit të fundit.

Përsa u përket statistikave historike, ky ishte barazimi i 40-të midis dy skuadrave në 128 ndeshje midis tyre, me Besën që ka fituar 35 takime dhe Teutën, 53 të tilla.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 22

Besa-Teuta 1-1
Shenues: Daniel Xhafaj 28’/ Albi Dosti 44’

Gramozi-Vllaznia 1-1
Shenues: Armando Sadiku 51’ /Safet Osja 37’

Tirana-Laçi 1-0
Shenues: Arbër Abilaliaj 28’

21.02.2010
13:00 Apolonia-Dinamo
14:00 Flamurtari-Kastrioti
14:00 Skënderbeu-Shkumbini


Burimi: Albania-sport.com
E Shtune, 20 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›