Kapllani, “mbreti” i shqiptarëve në Gjermani

Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani vazhdon të jetë "mbreti" i vlerësimeve nga futbollistët shqiptar që luajnë në Gjermani.
Kapllani shënoi një gol në fitoren 4-1 të Karlsruhes me Karsl Zeis Jenës dhe është vlerësuar nga ekspertët e "Kicker" me notën e mirë 3, ndërkohë që më i miri i këtoj takimi ka qenë kolegu i Kapllanit në sulmin e Karlsruhes, Freis (2). Nota 3 ka qenë edhe vlerësimi i zakonshëm për 4 lojtarë të Karlsuhes, ndrësa më të mirët kanë qenë Freis (2) dhe Aduobe (2). Në tetë ndeshjet e deritanishme të luajtura nga Kapllani në Bundesliga 2, durrsaku ka luajtur në shtatë takimet (është zëvendësuar 3 herë), ka shënuar 4 gola (plus 1 goli në Kupë e Gjermanisë), dhe është vlerësuar me notën mesatare 3.29. Kapllani është shndërruar në të preferuarin e trajnerit Edmund Beker dhe është konsideruar si alternativa më e mirë në sulm së bashku me Sebastian Freis. Në renditjen e vlerësime brenda ekipit, shqiptari me numër 9 vlerësohet nga "Kicker" si lojtari i 8-të më i mirë i ekipit. Miller vlerësohet si më mimirë me notën 2.50.
Kapllani renditet i 14-ti me 4 pikë në klasifikimin special ku merren parasyh kriteret gol-asist, ndërsa në të parin me 10 pikë ndodhet sulmuesi tjetër i Karlsruhes, Sebastian Freis me 4 gola dhe 6 asistë.
Në renditjen e golashënuesëve të Bundesligës 2, sulmuesi durrsak ndodhet në vend të katërt, me një gol më pak se kolegu i tij Federiko (5) dhe 3 gola më pak se Helmes i Këlnit që kryeson me 7 gola.
Mehmet Dragusha është akvizuar shumë pak minuta në barazimin Rot Veis Essen-Padeborn (2-2). Dragusha hyri në lojë në minutën e 78- kur zëvëndësoi Broker, por nuk morri asnjë vlerësim nga ekspertët e "kicker". Gjithsesi Dragusha influencoi me lojën e tij në këtë ndeshje pasi dhe dy golat e Paderbornit u shënuan brenda 60 sekondave të minutës së 90-të.
Skerdi Curri nuk ishte i pranishëm as në stol në fitoren 3-0 të Erzgebirge Aue me Braunshveigun e Bekim Kastratit. Sic dihet Kastrati ndodhet në rikuperim e sipër dhe nuk ishte i pranishëm në këtë takim.
Në Bundesliga 1, Fatmir Vata vazhdon të mungojë në formacionin e Arminia Bielefeld që fitoi me Mainc 1-0, ndërkohë që as Altin Lala nuk ishte i pranishëm në humbjen e Hanover 96 me Shalken 04 (1-2).Besart Berisha nuk ishte as në stol në ndeshjen e fituar 2-1 në transfertë nga nga Hamburgu me Bajer Leverkuzen.
Emiljano Kociu