Superliga, java 26: Besa- Apolonia

www.albania-sport.com - Me Besën (vendi i dytë, 40 pikë) e Vllazninë (vendi i gjashtë, 36 pikë) në finalen e Kupës së Shqipërisë (9 maj, në “Qemal Stafa”), vendi i tretë i Superligës është një “rebus i ndërlikuar”, ku pas 26 javësh në kuotë të barabartë pikësh janë jo pak, por tri skuadra: Laçi (në sezonin e tij më të mirë), Shkumbini (në shok psikologjik pas eliminimi nga Kupa) dhe Tirana (që ka rigjetur moralin pas Starovës dhe fitores në Fier). Në fakt, kjo është një javë e fortë, pasi do të shtrëngohet akoma dhe më shumë rrethi i të mbijetuarve. Besa po bën një sezon të konsoliduar, vendi i dytë (40 pikë) dhe një nga dy finalistet e Kupës së Shqipërisë, por skuadra kavajase ka zhgënjyer në javët e fundit në kampionat, ku nuk fiton prej gjashtë javësh, për më tepër që ka humbur në katër javët e fundit. I duhet një fitore ndaj Apolonisë, për të mos humbur vendin e dytë, të kërcënuar nga Tirana, Laçi dhe Shkumbini. Apolonia nga ana saj është në krizë rezultatesh (nuk fiton prej 4 ndeshjesh) dhe ndodhet vetëm me një pikë më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit. Në takimin e fundit në Kavajë, takimi përfundoi 0-0, por në Fier (fazën e dytë), Besa fitoi 2-0.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 10 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili