Superliga, java 26. Dinamo-Vllaznia

www.albania-sport.com- Dinamo është vetëm një fitore larg hapjes për herë të 18-të të shishes së shampanjës, nëse do të mposhtë në “Qemal Stafa”, finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllazninë, që të shpallet kampionë gjashtë javë përpara përfundimit të sezonit. Blutë vijnë në përballjen e tretë sezonale më shkodranët – dy të parat: 0-0 në Shkodër, 4-2 në Tiranë - pas një serie jo të kënaqshme rezultatesh, ku nuk fitojnë prej tri ndeshjesh, pavarësisht se kanë krijuar një diferencë prej 18 pikësh ndaj Besës së vendit të dytë.
Situata në shtëpinë e kryesuesve është komplikuar jo pak nga ardhja e argjentinasit Luis Manuel Blanco (zyrtarisht në rolin e menaxherit). Ky i fundit, me shumë mundësi mund të jetë edhe pasuesi i trajnerit Shkëlqim Muça, pavarësisht se ish-trajneri i Tiranës do të bashkohet përjetësisht në listën e kampionëve “blu”, e ku bëjnë pjesë Zihni Gjinali (6 herë kampion si trajner me Dinamon), Skënder Jareci (2), Durim Shehu (2),Zyber Konçi (1), Sabri Peqini (1), Stavri Lubonja (1), Fatmir Frashëri (1), Bejkush Birçe (1), Faruk Sejdini (1) dhe Ilir Daja (1).
Vllaznia, që nga ana e saj ka koleksionuar në 25 javë, 10 fitore dhe 10 humbje (5 barazime), tashmë nën drejtimin e trajnerit të tretë sezonal, Edi Martinin (pasoi Roland Luçin dhe Hasan Likën), ka rigjetur ritmin dhe rezultatet e nuk pëson humbje prej shtatë ndeshjesh. Shkodranët janë shndërruar në një ekip të frikshëm, pavarësisht se në transfertë kanë fituar vetëm 2 nga 13 ndeshjet e luajtura.
Në përballjen e fundit në kryeqytet Dinamo fitoi 4-2 me Vllazninë ku Fatjon Sefa i Dinamos realizoi një tripletë. Ndeshja nisi e shpejtë qysh në minutat e para, me dy gola të bukur nga Sefa (4’) dhe Bakaj (8’), por Vllaznia barazoi në harkun e tri minutave, fillimisht me malaziazin Blaze Rajoviç (23’) e më pas me mbrojtësin e Kombëtares, Elvin Beqirin (25’). Fraksioni i dytë rinis sërish me një gol të shpejtë të gjigantit Sefa (48’) për të vazhduar me lushnjarin në të 52’, gola që vulosën dhe rezultatin 4-2.
STATISTIKA
Takimi i radhës është 126-ti midis dy ekipeve, Në 125 ndeshjet e përfunduara është ky bilanc: 49 fitore Dinamo, 41 fitore Vllaznia, 34 barazime. Duke parë statistikat e 31 ndeshjeve të fundit, nga sezoni 1999-2000, Dinamo ka fituar 13 takime, Vllazia 9 dhe po 9 ndeshje janë mbyllur në barazim. Për herë të fundit një fitore e Vllaznisë në Tiranë është regjistruar në sezonin 2006-2007, 1-2, më 21 prill 2007. Në 15 ndeshjet e fundit të luajtura në Tiranë, 6 fitore i përkasin Dinamos, 4 Vllaznisë dhe 5 janë mbylur në barazim.
15 NDESHJET E FUNDIT NË TIRANË
2009/2010: Dinamo-Vllaznia 4-2
2008/2009: Dinamo-Vllaznia 1-1
2007/2008: Dinamo-Vllaznia 0-0
2006/2007: Dinamo-Vllaznia 1-2
2006/2007: Dinamo-Vllaznia 0-0
2005/2006: Dinamo-Vllaznia 2-1
2005/2006: Dinamo-Vllaznia 3-0
2004/2005: Dinamo-Vllaznia 1-0
2004/2005: Dinamo-Vllaznia 0-1
2003/2004: Dinamo-Vllaznia 1-1
2003/2004: Dinamo-Vllaznia 3-0
2002/2003: Dinamo-Vllaznia 1-2
2001/2002: Dinamo-Vllaznia 3-1
2000/2001: Dinamo-Vllaznia 0-0
1999/2000: Dinamo-Vllaznia 0-2
Bilanci: 15 ndeshje; 6 fitore Dinamo, 5 barazime, 4 fitore Vllanzia
KATEGORIA SUPERIORE
Java 27, 11.04.2010, 15:00
Dinamo-Vllaznia
Besa-Apolonia
Tirana-Teuta
Laçi-Shkumbini
Skënderbeu-Flamurtari
Gramozi-Kastrioti
Java 28
Apolonia-Dinamo
Teuta-Besa
Shkumbini-Tirana
Laçi-Gramozi
Vllaznia-Skënderbeu
Flamurtari-Kastrioti
Java 29
Dinamo-Teuta
Besa-Shkumbini
Tirana-Laçi
Skënderbeu-Apolonia
Kastrioti-Vllaznia
Gramozi-Flamurtari
Java 30
Shkumbini-Dinamo
Laçi-Besa
Tirana-Gramozi
Teuta-Skënderbeu
Apolonia-Kastrioti
Vllaznia-Flamurtari
Java 31
Dinamo-Laçi
Besa-Tirana
Skënderbeu-Shkumbini
Kastrioti-Teuta
Flamurtari-Apolonia
Gramozi-Vllaznia
Java 32
Tirana-Dinamo
Besa-Gramozi
Laçi-Skënderbeu
Shkumbini-Kastrioti
Teuta-Flamurtari
Apolonia-Vllaznia
Java 33
Dinamo-Besa
Skënderbeu-Tirana
Kastrioti-Laçi
Flamurtari-Shkumbini
Vllaznia-Teuta
Gramozi-Apolonia
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 10 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili