Vatikani pa Pape

Kush do të jetë Papa i ri që do të zëvëndësojë Zhozef Ratzinger?
Kisha katolike për momentin është pa një drejtues, pas dorëheqjes së Benediktit të 16 dhe në selinë e shenjtë tashmë mbizotëron një periudhë tranzicioni, deri në zgjedhjen e Papës së ri.
Vatikani po përshpejton procedurat për nisjen e procesit të zgjedhjes së atit të shenjtë, duke njoftuar se 115 kardinalë që kanë të drejtë vote janë ftuar të vijnë në Romë.
Por kur do të mund të nisin procedurat?
E hëna ishte fillimisht dita e parashikuar, por në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Vatikanit Federiko Lombardi tha se përgatitjet janë duke vazhduar.
Më pas do të bëhet mbledhja e të gjithe kardinalëve. Kur të jetë i plotë numri i tyre atëherë do të merret vendimi se kur do të mund teë nisi dhe konklava.
Me nisjen e konklaves, do të jetë hera e parë në 719 vjet, që do të zhvillohet ky proces, ndërsa Papa i mëparshëm është ende gjallë.
Papa Benedikti i 16 i cili edhe pas dorëheqjes do të vazhdojë të mbajë këtë titull, ishte gjermani i parë i zgjedhur në krye të Papatit. Spekulimet kanë nisur tashme për emrin e Papës së ri. Kandidatët e mundshëm përfliten të jenë nga Amerika Latine, Afrika dhe Europa.