Superliga, sotpërballjaFlamurtari - Tirana
TIRANE- Java e dytë e Superligës do të nisë sot me një prej përballjeve më të rëndësishme, atë mes Flamurtarit dhe Tiranës.
Në Vlorë do të luhet një betejë që duket midis miqve, duke parë se te Flamurtari luajnë futbollistë si Ahmataj, Devolli apo Daniel Xhafaj, ish-pjesë e Tiranës në sezonet e shkuara. Përpos kësaj, në fushë pritet të jetë një "provë ferri" për skuadrën e Starovës, e mbushur me probleme të shumta. Tirana nuk duket më ajo e sezoneve të fundit në emra dhe në përbërje, ndërkohë që organizimi i klubit mbetet një rast unik në Shqipëri.
Vetëm dy ditë më parë, bardheblutë u dënuan nga Komisioni i Disiplinës me 200 mijë lekë gjobë për shkak se skuadra nuk kishte uniformën e dytë për ndeshjen me Elbasanin, ç'ka tregon situatën groteske ku ndodhet aktualisht klubi 24 herë kampion i vendit. Pas barazimit 1-1 në Elbasan, sot përballë Tiranës do të jetë një skuadër shumë herë më e mirë. Flamurtari mundi Dinamon javën e parë, ndërkohë që në përbërje nga disa futbollistë me shumë eksperiencë në Superligës. Veç kësaj, ndaj Tiranës vlonjatët kanë ditur gjithnjë të nxjerrin ndeshje të mir. Pas takimit të sotëm, Superliga do të vijojë të shtunën me kryendeshjen Dinamo-Besa, si edhe përballjet Bylis-Elbasani e Kastrioti-Vllaznia. Të dielën, Skënderbeu kryesues do të presë Teutën, ndërsa java e dytë do të mbyllet sërish ditën e hënë, me ndeshjen Laçi-Shkumbini.
(s.g/GSH/BalkanWeb)