Aferat me kasat si jane perjashtuar kompanite nga gara
Ministria e Financave ne menyre ende te paqarte ka bllokuar disa prej kompanive private qe operojne ne tregun e shitblerjes se kasave cka do te thote se nga 5 shoqeri te licencuara vetem dy prej tyre jane aktive. Akuza vjen nga nje prej kompanive e cila prej 6 muajsh eshte pezulluar dhe MF-ja nuk i jep autorizim per te vijuar punen. Drejtori i kesaj kompanie Eugen Kokona pohon se edhe pse eshte ankuar prane Ministrise askush nuk i jep nje pergjigje per rinisjen e punes. Ne maj te ketij viti qeveria ndryshoi urdhrin per kasat fiskale cka solli pezullimin e punes per disa kompani. Zyrtarisht u tha se ky ndryshim behet per shkak te rritjes se elementeve te sigurise se aparaturave. Por operatoret e tregut ne menyre konfidenciale pohojne se ne te vertete ky ndryshim ligjor u perdor nga zyrtaret per te favorizuar nje kompani te caktuar ne treg qe shet kasa fiskale.
Ne vitin 2008 u be tenderi per kompanite qe do te ofronin kete sherbim 5 prej tyre e fituan kete te drejte. Pas ndryshimit te ligjit ne maj te ketij viti ne treg operojne vetem dy kompani dy te tjera jane pezulluar nga MF ndersa nje prej shoqerive eshte autorizuar te shese kasa vetem nje jave me pare cka do te thote se ajo ende nuk ka nisur nga puna.
25 Shtator 2010