Supervjedhje në kryeqytet, bastiset kasaforta me 200 mijë euro në banesën e biznesmenit
Grabitësit janë ngjitur në katin e nëntë të një pallati shumëkatësh. Dyshimet, autorëve mund ta kenë njohur më parë familjen e biznesmenit
Tiranë– Një supervjedhje është kryer dje në mes të ditës në qendër të kryeqytetit, policia në kërkim të autorëve, “Shënjestra” e vjedhjes ka qenë banesa e një biznesmeni, prej nga janë marrë më shumë se 200 mijë euro. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në rrugën “Hamit Shijaku” në Tiranë, kur persona të paidentifikuar janë ngjitur në banesën e biznesmenit që ndodhet në katin e nëntë të një pallati shumëkatësh.
Grabitja
Mungesa e banorëve në banesë, të cilët aktualisht ndodhen jashtë shtetit dyshohet të jetë mësuar më parë nga autorët të cilët kanë guxuar të kryejnë vjedhjen në mes të ditës. Ata kanë hyrë në ambientet e brendshme të banesës dhe janë afruar në kasafortë duke e marrë atë me vete. Asnjë banor i pallatit nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të cilët mendohen se janë më shume se një. Pasi kanë marrë kasafortën autorët janë larguar duke u shpëtuar prangave të policisë. Vjedhja është konstatuar vetëm pak minuta më vonë për të cilën është vënë në alarm edhe policia. Mësohet se për ngjarjen është sinjalizuar pronari i shtëpisë i cili pritet të mbërrijë. Burime nga policia thanë se paraprakisht dyshohet se vjedhja kap shumën e 200 mijë eurove por dyshohet se në kasafortë ka pasur më shumë para. Të njëjtat burime shtuan se po punohet për kapjen e autorëve dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë njohur më parë familjen e biznesmenit.
Rastet
Një person i armatosur grabit filialin e një banke më 17 prill të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet kur një person i paidentifikuar me armë pasi ka kërcënuar punonjësit e bankës ka grabitur 8 milionë lekë të vjetra nga sporteli. Në një njoftim të vetë bankës thuhej se autori i maskuar ka kërcënuar punonjësit, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar, por disa dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se autori nuk ka qenë i maskuar. Sipas burimeve policore grabitësi ka shmangur kamerat e sigurisë çka shton dyshimet se kishte dijeni për mungesën e rojeve dhe pikat e dobëta të pajisjeve të sigurisë. Pasi ka marrë paratë grabitësi ka dalë nga një derë e dytë e filialit të bankës nga ku mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Për ngjarjen departamenti i hetimit të krimit dhe oficerë të komisariatit numër 4 kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur detajet e grabitjes dhe për identifikimin e autorit.
29 Prill 2009