E Diel, 1 Nëntor 2026

Suplementi Emigracioni Shqiptar: Greqi, Amnesty International, kërkon hetim për keqtrajtime ndaj emigrantëve

Greqia gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, po edhe të organizatave në mbrojtje të drejtave të njeriut. Këtë radhë edhe njëherë në epiqendër të kritikave ndërkombëtare është rivënë përsëri policia, e cila me brutalitetin e saj po shqetëson organizatat ndërkombëtare. Organizata Amnesty International akuzon policinë për shkelje të rënda të drejtave të njeriut, si dhe i bën thirrje qeverisë së Greqisë, për të hetuar problemet e mekanizmit, sipas publikimit sot të rrjetit britanik BBC. Organizata humanitare vëren se, reagimi ndaj trazirave të dhjetorit 2007 ishte kulminacioni i konsoliduar, në planin e të drejtave të njeriut. Rrjeti i BBC- së, vë në dukje se demonstratat dhe protestat sa po vijnë dhe po të rriten, shkaku i vrasjes të 16- vjeçarit nga policia, ku edhe pse kanë kaluar javë incidentet me policinë janë të përditshme. Por sipas të njëjtit publikim të bërë, qeveria aktuale greke nuk  i është përgjigjur në raportin e Amnesty International, por diplomatët thonë se forcat e sigurimit kanë filluar të tregojnë përmbajtje, edhe pse ata vetë shumë herë bien viktima të sulmeve terroriste. Organizata ka venë në dukje edhe qëndrimin e ministrit te Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, për një sërë rastesh ku, policia ka keqtrajtuar protestuesit, të cilët kanë mbajtur qëndrim të kundërt me atë të policisë në arrestimin e të miturve, si dhe ndalimin e tyre me avokatët. Organizata thotë se i ka vënë në konsideratë nga ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos një seri të rasteve ku policia arrestoi autorët dhe kakometacheiristikan prosigagan ende demonstruesit dhe parandalimin e tyre të arrestuar, mes tyre të mitur, për të komunikuar me avokatët e tyre. Ndryshe nga kjo, sindikalistët e policisë thonë se bashkimi i moralit me organizatën sindikale është në pikën më të ulët, për shkak të pagave të ulëta, si dhe mungesa e shkollimit përkatës, por edhe kërcënimi nga grupet anarkisteve për hakmarrjen e vdekjes së 16- vjetarit, Aleksis Grigoropoulos. Sipas korrespodentit të BBC, Malkolm Brabant në Greqi, diplomatë të huaj në Athinë besojnë se kritika që bëhet në organin e policisë është i justifikuar, por thotë se disa të tjera evropiane nuk do të jenë kaq tolerante si ajo greke kur ndeshet në tilla raste dhune. Po ti referohemi fakteve në përgjithësi, duke mënjanuar protestat e fundit, do vërejmë se policia vendase kundrejt të huajve ka mbajtur një qëndrim jo miqësor. 80 emigrantë vrarë dhe shumë të tjerë plagosur pa asnjë arsye i faturohen kësaj policie. I faturohen Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, që nuk kanë dënuar asnjë vrasës së veshur me uniformë blu, duke patur në krye një politike jo të drejtë përballë emigrantëve. Vitin e kaluar, Greqia është gjykuar tre herë për të njëjtat gjera, ndërsa në tre vitet e fundit (2005-2008) është gjykuar 13 herë. Kjo tregon se Greqia ka shumë për të bërë në këtë drejtim, se protestat e popullit përfshi edhe emigrantët nuk mund të ndalen vetëm me dhunë, pasi dhuna risjell dhunën.
Shpëtim Zinxhirija
 Athinë

 **********************************************************************************GREQI/ Teoria dhe praktika për një barazi dhe integrim të emigrantëve në jetën e përditshme kanë mbetur vetëm një ide

Shërbimet Shëndetësore, një luks për emigrantët
Kohët e fundit shërbimi shëndetësor për emigrantët sa vjen dhe po bëhet një shërbim luksi dhe jo një shërbim i nevojshëm në rruajtjen e shëndetit. Në disa vende të BE, por më shumë në Greqi, që kur vjen fjala për të drejtat më elementare për emigrantët, ky vend  befasisht kthehet në një vend të çuditshëm dhe të habitshëm, thua se shtresa e ulët e emigrantëve jetojnë përtej këtij planetit. Teoria dhe praktika për një barazi dhe integrim të emigranteve në jetën e përditshme kanë mbetur vetëm një ide në kokat e djallëzuara të politikës vendase. Përbuzja dhe veçimi i kësaj shtresë sa vjen dhe po bëhet më shqetësuese. Mospajisja me dokumente legalizimi, vonesa në ripërtëritjen e dokumenteve, (deri në 2 vjet) përbën një nga padrejtësitë e shumta, ku nga varen edhe zgjidhja e problemeve të tjera. Po më kryesorja e mbi të gjitha në jetën e përditshme të emigrantëve, një pengesë kryesore janë shërbimet mjekësore. Lidhur me shërbimet mjekësore, nga studimet dhe verifikimet e fundit ka rezultuar se janë rritur në kulm vështirësitë në trajtimin e sëmundjeve për emigrantët. Kjo ndodh në një kohë kur qeveria vendase po merr masa për një reformë në ruajtjen e shëndetit në kushtet e punës dhe jetesës, duke lënë zbuluar shtresën e emigrantëve. Në përgjithësi vitet e fundit është venë re se ka një ngritje të problemeve shëndetësore, duke filluar që nga çrregullime psikiatrike e deri në aksidentet në punë. Po përballë këtyre problemeve sociale emigrantët që jetojnë në këtë vend nuk i drejtohen shërbimeve shëndetësore për shkak të vështirësive qe hasin përball padrejtësive burokratike të shtetit. Në programin europian  Mighealthnet të paraqitur pak ditë më parë në Athinë, me temë: Informacion për shërbimet shëndetësore për emigrantët dhe pakicave në Europë, rezultoi se Greqia ka numrin më të madh të emigrantëve në Europë të palegalizuar. Ky program i karakterit europian, për sa i përket profilit të emigrantëve, në studimet e kryera tregon se ka një rritje të ndjeshëm në përqindjen e pacientëve me sëmundjen e tuberkulozit. Përveç sëmundjeve psikike dhe të turbekulozit emigrantët ndeshen edhe me sëmundjet profesionale të marra në frontet e punës. Kushtet e jetesës dhe ato në cilët punojnë emigrantët janë në rritje të vazhdueshme. Sipas Sistemit te Sigurimeve Shoqërore të Greqisë ( IKA) aksidentet në punë për emigrantët është 11 në 1 mijë emigrantë, kundrejt vendasve qe e kanë shtatë në një mijë grekë. Ka program i hartuar dhe financuar nga Europa përbën një hap pozitiv në ruajtjen e shëndetit të emigrantëve si dhe ve në lëvizje burokracinë shtetërore të Greqisë, që për nga mënyra e trajtimit është kritikuar
disa here nga drejtësia ndërkombëtare e Strazburgut. Programi europian Mighealthnet kërkon për të ndihmuar dhe zhvilluar praktika konkrete më të mira në shëndetin e emigrantëve dhe të pakicave, duke ofruar studiuesve, profesionistë mjekësorë, legjislatorët dhe përfaqësuesit e emigrantëve. Për ti ardhur në ndihmë emigracionit  është ngritur një rrjet informacioni i specializuar për 19 vende europiane. Faqja e internetit (www.mighealth.net /el) përmban informacion mbi kujdesin dhe shërbimet shëndetësore  të emigrantëve, refugjatëve, të kthyerve, rome dhe viktimave te trafikimit. Koordinimin e programit  u zbatua me financimin e Bashkimit Evropian.
 ***********************************************************************************
GREQI/ Kusht kryesor për dhënien e statusit të banorit me afat të gjatë, përbën qëndrimi i mëparshëm 5 vjeçar

Kriteret dhe dokumentet për dhënien e statusit të banorit me afat të gjatë
Ministria e Brendshme thekson se Greqia ndodhet midis pesë vendeve, deri më sot, anëtare të Bashkimit Europian, që përparoi në bashkëngjitjen në legjislacionin vendas të Udhëzimit Komunitar për statusin e banorit me afat të gjatë. Por cilat janë shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet dekreti presidencial për lejet afatgjatë?  
1. Kusht kryesor për dhënien e statusit të banorit me afat të gjatë, përbën qëndrimi i mëparshëm 5-vjeçar në Greqi, i cili duhet të jetë së pari i ligjshëm dhe pa ndërprerje. Ndërkaq, parashikohen periudha mungese (boshllëku) në qëndrim, përderisa janë më të vogla se 6 muaj në vazhdimësi dhe nuk i kapërcejnë gjithsej të 12 muajt brenda një 5-vjeçari.
2. Me qëllim që shtetasi i vendit të tretë të ushtrojë të drejtën e tij për përfshirjen në statusin e banorit me afat të gjatë, duhet të ketë mbushur moshën 18- vjeçare. Statusi i banorit me afat të gjatë ngrihet mbi bazë personale, përderisa ka karakter personal.
3. Përveç periudhës së ndërprerjes së lejuar, shtetasi i vendit të tretë, në bazë edhe të dispozitave të Udhëzimit Komunitar, do të duhet të jetë në gjendje tu përgjigjet nevojave të mbijetesës së tij dhe të personave që ka në ngarkim në familje; të ketë siguracion të plotë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›