E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza e Ramës, zgjedh këshilltar për rajonin kritikun e tij, Shkëlzen Maliqi

shkelzen maliqiKryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka bërë publik përmes rrjetit social emrin e këshilltarit të tij për rajonin. Rama ka vendosur që, Shkëlzen Maliqi të jetë këshilltari i kryeministrit për çështjet e rajonit. Ky emërim i Ramës ishte suprizues, pasi Shkëlzen Maliqi ka qenë një ndër kritikët e tij më të mëdhenj. Megjithatë burime nga PS, bëjnë të ditur se ky emër i është propozuar Ramës nga kryeministri kosovar Hashim Thacci dhe publicisti Bato Haxhiu. Ndërkohë në deklaratën e tij, Rama bën të ditur se kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë tërësish. Kryeministri i zgjedhur, thekson se pjesë e kabinetit të tij do të jenë njerëz me aftësi të spikatura të cilët sipas Ramës do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes.

Deklarata

Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes. Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes – Shkëlzen Maliqi, deklaroi Rama. Duke argumentuar këtrë vendim, Rama shtoi se ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkëlzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik.

Shkëlzen Maliqi

Shkëlzen Maliqi është analist politik, kritik arti, por edhe filozof. Maliqi ka drejtuar një sërë organizatash, mes të cilave edhe Institutin e Studimeve Sociale, Gani Bobi. Shkëlzen Maliqi aktualisht është këshilltar polik i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Maliqi ka qenë disa herë kritik me lëvizjet politike të shefit të tij të ardhshëm Edi Rama. Në një seri shkrimesh në gazetën Express të Kosovës, Maliqi qorton disa nga veprimet e Ramës, në raport me koalicionet politike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, Shkëlzen Maliqi shkruan se strategjia e defaktorizimit të LSI-së dhe të Ilir Metës dështoi. Ndërsa referuar zgjedhjeve vendore të vitit 2001, Maliqi shprehet: Kësaj here Rama mori edhe një leksion ndëshkues për kokëfortësi dhe arrogancë, sepse sërish nënçmoi faktorin LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›