Opozita: FMN të mos ikë nga Shqipëria

Erjon Braçe
Tiranë, 8 Nëntor, 12:36, NOA - Opozita sot ka kërkuar Fondi Monetar Ndërkombëtar të mos ikë nga Shqipëria. Erion Braçe në emër të opozitës i ka bërë thirrje Qeverisë që të rinovojë kontratën për qëndrimin në Shqipëri edhe për vitin 2009 të përfaqësuesve të FMN
Prezenca e FMN në Shqipëri është garanci për kontrollin financiar në vend, tha nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Erjon Braçe, në një konferencë për shtyp. Braçe në emër të opozitës i ka bërë thirrje Qeverisë që të rinovojë kontratën për qëndrimin në Shqipëri edhe për vitin 2009 të përfaqësuesve të FMN. Po në këtë konference, deputeti i PS-së ka vënë në dukje disa të meta të projektbuxhetit të 2009-ës. Madje ai e ka krahasuar këtë buxhet me firmat piramidale të 1997-ës. Pra një buxhet mashtrues, me shifra kontradiktore.
Sipas Braçes është i papranueshëm argumenti i qeverisë se rritja ekonomike në 2009-ën do të jetë 6 për qind kur rritja e të ardhurave do të mbetet 0 për qind. Po kështu nuk mund të jetë rritja nga të ardhurat e doganave dhe tatimeve 0 për qind dhe shpenzimet të ulen me 0.9 për qind.
c.a/NOA