Britney Spears udheton me dy djemte

Per here te pare qe kur humbi kujdestrarine e femijeve, Britney Spears eshte nisur ne nje udhetim jashte Kalifornise me dy djemte e saj, Preston dhe Jayden.
Ata shkuan se bashku ne Luiziana, ku takuan gjysherit, si dhe ne Kentwood.
Nje burim i tha revistes “People” se kjo eshte nje prove e progreseve qe ka bere Britney.
Udhetimi eshte kryer me pelqimin e ish bashkeshortit Kevin Federline dhe te avokateve.
Nje gjykate ua ka besuar djemte e kengetares Federline, ndersa Britney ka te drejte t’i shohe ata dy dite dhe nje nate ne jave.