E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ushtari" i Altin Dardhes, rrezikon 25 vjet burg

Tirane- "Ushtari" i Altin Dardhes rrezikon denimin e tij me 25 vjet burg. Dje prokurori i ceshtjes Tasim Puci, i ka kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, shpalljen fajtor te te pandehurit Gezim Kasemi dhe denimin e tij nga gjykata. Sipas akuzes i pandehuri, akuzohet per veprat penale te "vrasjes me dashje", "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje", te gjitha keto te kryera ne bashkepunim. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri, ka ndodhur ne daten 25 shkurt te vitit 1998, ku ne bashkepunim me Agron Bilalin dhe "koken" e bandes, Altin Dardhen kane organizuar atentatin per ekzekutimin e nje prej kapove qe mbahej ne qytetin e Beratit, te Burhan Tomorrit. Sipas prokurorise, Burhani kishte vrare prej disa muajsh te atin e Altin Dardhes, per te cilen vendosi qe te hakmerrej. Dardha, se bashku me shokun e tij Altin Isufi, dhe Agron Bilali e Gezim Kasemi, e kane gjetur Burhanin ne nje lokal prane stadiumit "Tomori", jo me shume se 100 metra nga Komisariati i Beratit. Dardha ka qelluar mbi 150 here me nje mitraloz te lehte mbi viktimen, duke vrare aty edhe 3 persona te tjere. Menjehere pas ketij atentati, Altin Dardha sipas akuzes, eshte nisur ne drejtim te Skraparit, ku gjate rruges ka qelluar pa shkak mbi shtetasin Sali Kumani, ne lagjen "Uznove", duke e lene te vdekur. Po ashtu ai rrembeu makinen fuoristrade te tipit "Toyota", e cila ishte ne pronesi te shtetasit Riza Qosa. Disa kilometra me tej, Dardha ka marre peng inspektorin e policise, Ferdinand Kalemin se bashku me mjetin e tij te policise. Dardha do te largohet me pas ne qytetin grek, Janinen ku edhe u vra nga kucovari Arjan Paja. Nderkohe, dy shoket e tij, Gezim Kasemi dhe Agron Bilali, pas arrestimit u lane te lire nga gjykata ne vitin 1999, per t'u denuar ne vitin 2001 po nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane. Ne seancat e meparshme ne gjykate, jane thirrur per te dhene deklarimet e tyre disa deshmitare te cilet kane qene kryesisht banore te qytetit te Beratit. Gjate deshmive te tyre ata kane deklaruar se Gezim Kasemi, eshte pare me ish-"te fortin" e Beratit, Altin Dardhen. Ne seancen e ardhshme vete i pandehuri Gezim Kasemi dhe dy mbrojtesit e tij, do te paraqesin konkluzionet e tyre perfundimtare.

Operacioni

Operacioni i ndjekjes se Dardhes eshte drejtuar nga ish-komisari i Beratit, tashme i vrare, Gani Malushi. Komisar Malushi me efektivet e tij, arriti te shpartallonte "banden e Dardhes" duke kapur te gjalle pas nje shkembimi te forte zjarri, shtetasit Agron Bilali dhe Gezim Kasemin, nderkohe qe Altin Isufi mbeti i vrare.

Kerkesa

Nje seance me pare i pandehuri, Gezim Kasemi i kerkoi gjykates pushimin e mases se sigurise dhe zevendesimin me nje mase sigurie me te bute. Mbrojtesit dhe i pandehuri kane argumentuar se Kasemit, i kishin mbaruar afatet e paraburgimit. Pretendimi i tyre eshte hedhur poshte nga ana e gjykates, pas verifikimeve te kryera.

Vendimi

I pandehuri eshte denuar ne vitin 2001 me vendim gjykate, me 23 vjet burg. Dy vite me pare Kasemi u ekstradua nga Milano per ne vendin tone. Menjehere pas ekstradimit, ai kerkoi ne gjykate rigjykimin, pasi vendimi i marre ishte dhene ne mungese, pa dijenine dhe pranine e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›